Behrami: Kurti është fenomen i TikTokut, por jo i qeverisjes

Behrami: Kurti është fenomen i TikTokut, por jo i qeverisjes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se të gjitha analizat tregojnë një rezultat të pritshëm për zgjedhjet e ardhshme, por ai ka argumentuar se 28 dhjetori mund të sjellë një pikëkthesë të madhe politike. “Nëse sheh të gjitha […]

“Nëse sheh të gjitha analizat racionale mund të thuash se rezultati do të jetë i njëjti, por i kam disa argumente pse 28 dhjetori mundet me qenë pikëpërmbysja e madhe dhe ndryshimi i madh i pushtetit. Elementi i parë është që Vetëvendosje nuk ka struktura qysh ka PDK. Ne i kemi mbi 27 mijë persona që kanë pozitë në PDK, pra PDK ka rrënjë të shtrira në tërë Kosovën. Ndërsa VV këtë rënien e saj e ka me frymë. Fryma i ka rritur dhe mund t’i përmbys dhe kjo mund të shkaktojë përmbysje shumë më të mëdha se te partitë që kanë strukturë dhe janë të etabluara”.

“Më 9 qytetarët kanë qenë të mllefosur me Kurtin, megjithatë ai me një retorikë përçarse, duke i ndarë qytetarët në të ndershëm e të pandershëm, ka arritur ta elektrizojë një masë të elektoratit. Mirëpo pas 8 muajve të një bllokade të projektuar, që është frika e Kurtit nga përgjegjësia për rritje të pagave, për shkolla më të mira etj, edhe pak votues që kanë qenë me dy mendje janë bindur se Albin Kurti nuk din të qeverisë. Ai ka potencial për t’u kthyer në një fenomen të TikTokut, por jo më shumë”, ka thënë Behrami.

Ai ka theksuar se qytetarët tashmë po e shohin një alternativë të qartë qeverisëse përmes kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

“Qytetarët e kanë pa që Bedri Hamza është një figurë depolarizuese dhe që ka trashëgimi. Në të gjitha sukseset e Kosovës ka hisen e vet dhe ka vizion për ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë”, ka thënë Behrami.

Ai është i bindur se për një zhvillim të ri politik në dhjetorin e këtij viti, kur edhe mbahen zgjedhjet nacionale./Periskopi/

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA