Behrami: Albin Kurti ka pasur gjithçka në dorë dhe s’ka bërë asgjë për 5 vite

Behrami: Albin Kurti ka pasur gjithçka në dorë dhe s’ka bërë asgjë për 5 vite

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është i përqendruar në interesin e vendit, por në realizimin e agjendave të tij personale. Ai ka thënë se Kurti ka pasur pushtetin më të […]

Ai ka thënë se Kurti ka pasur pushtetin më të madh në historinë e pasluftës dhe, sipas tij, ka dështuar ta shndërrojë atë në rezultate konkrete.

Behrami ka theksuar se Kurti ka pasur dominim politik dhe buxhetor, por nuk ka arritur të realizojë asnjë prej premtimeve të tij madhore. Ai ka përmendur dështimin në çështjen e bashkimit kombëtar, mënyrën se si Kurti e ka menaxhuar dialogun me Serbinë dhe faktin se projektet infrastrukturore, si autostradat, shkollat dhe çerdhet, sipas tij, nuk janë përfunduar.

Behrami ka shtuar se pas këtyre dështimeve, Kurti po kërkon sërish dominim në Kuvend, gjë që sipas tij qytetarët nuk e pranojnë më.

“Ky i ka pas 5 vjet pushtet me 51 për qind, dominimin më të madh në Kosovë, i ka pas krejt në dorë dhe nuk ka bërë asgjë. Qysh është e mundshme që nuk ka bërë asgjë dhe sërish t’i kërkojë 5 vite të tjera pushtet. Për 5 vite ka dështuar jetësimin e çdo premtimi. Premtimi për bashkim kombëtar ka dështuar, ka thënë që nuk shkon në dialog me Serbinë pa kërkuar falje, ka shku me Vuçiqin, sepse i ka thënë i ka 10 kushte, u palu dhe ka shku duke u zgërdhir”.

“Ka pas buxhetin më të madh të Kosovës që t’i kryej të gjitha autostradat, ka pasur fuqi t’i ndërtojë shkollat e çerdhet. Asnjë gjë se ka kryer. Sërish po kërkon dominim në Kuvend, e për çka. Mendoj se manipulime të tilla nuk i pranojnë më qytetarët”, ka thënë Behrami./Periskopi/

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA