Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha për balotazhin në Prizren: Do t’i mpreh sërish gërshërët

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në komunën nga vjen, me ironi ka thënë se do të duhet t’i mprehë sërish gërshërët për çështjen e balotazhit. Në Prizren, në balotazh janë Lëvizja Vetëvendosje dhe […]

Në Prizren, në balotazh janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa iniciativa e Berishës ka rreth 5 për qind të votave në garën për kryetar të komunës.

“Për herë të pestë po më bie t’i çoj gërshërët te kovaçi për t’i mprehur, për këtë çështjen e kryetarit të komunës”, ka thënë Berisha për Periskopin.

Berisha, para disa muajsh, i ndau rrugët me Nismën e Fatmir Limajt, me të cilën kishte bashkëpunuar politikisht për disa vite. Përmes një postimi në Facebook, para zgjedhjeve lokale, ai njoftoi se do ta nisë punën me iniciativën e tij të re.

Berisha i quajti “të mjerë” ata që kanë menduar se ai është investim i dikujt.

“Unë në politikë nuk jam aksidentalisht. Për mua nuk ka investuar askush. Jam ky që jam për shkak të familjes dhe rrethit tim, dhe janë të mjerë ata që mendojnë se në këto zgjedhje kam qenë investim i dikujt”, tha Berisha, duke mos specifikuar me emra se kujt po i drejtohej me këtë mesazh.

Sa i përket mbështetjes në balotazh, ai tha se ende nuk e ka ndarë mendjen, por do të jetë i kujdesshëm se kë do ta përkrahë, duke dhënë tri opsione.

“Do të jem i kujdesshëm në balotazh, sepse Prizreni është qytet i rëndësishëm, nuk është si Dragashi apo Shtimja, por qyteti i dytë pas Prishtinës. Janë tri opsione është Artani, Shaqa, ose mundësia të jem indiferent në këtë betejë politike”, tha Berisha./Periskopi/

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA