Kjo është arsyeja që u arrestua në vendin e punës prokurori Beqë Shala

Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren, Beqë Shala, është arrestuar në një aksion të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK). Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Periskopi Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për […]

Shala dyshohet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti”, raporton Betimi për Drejtësi, transmeton Periskopi

Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë zhvillimit të një hulumtimi nga “Betimi për Drejtësi” që posedon video-incizim të prokurorit Shala, duke pranuar ryshfet.

Arrestimin e prokurorit Shala e ka konfirmuar edhe PSRK-ja, ku theksohet se i njëjti u arrestua në vendin e punës.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Të ngjashme
Një i mitur godet me thikë bashkëmoshatarin e tij në Suharekë

Portugalia paralajmërohet për një "tragjedi" kur Cristiano Ronaldo të pensionohet

Plagoset një person në Prizren, policia jep detaje

Ulutash: Optimizimi i trupave të KFOR-it mund të zhbëhet nëse e kërkon situata

Malisheva me fitore të madhe ndaj Hibernianit skocez

“Vrasje nga pakujdesia” - Prokuroria e Pejës jep detaje për rastin tragjik në Deçan

Aksident në detin e Vlorës, helika e skafit ia pret këmbën një personi

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Punonjësi i bankës vritet me thikë, autori ende brenda ndërtesës

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt