“Ishalla ia shohim hajrin”- Video-incizimi i prokurorit Shala dyshohet se i mori 350 euro për të mos e caktuar paraburgimin

“Ishalla ia shohim hajrin”- Video-incizimi i prokurorit Shala dyshohet se i mori 350 euro për të mos e caktuar paraburgimin

 Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar në vendin e tij të punës, mëngjesin e së hënës në një aksion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Arrestimi i tij është bërë bazuar në një video-incizim të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, ky […]

Arrestimi i tij është bërë bazuar në një video-incizim të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”. Në të njëjtën kohë, ky video-incizim është pranuar edhe nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe më pas janë zhvilluar hetimet nga PSRK-ja, transmeton Periskopi.

Kjo provë ngrit dyshimet për kryerjen e veprës penale “Marrje ryshfeti” nga prokurori Shala.

Bazuar në video-incizim, prokurori Shala është takuar me një avokate, që dyshohet të jetë Drenushë Berisha.

Takimi i tyre është zhvilluar më 25 gusht 2022 në veturën e Shalës. Avokatja Berisha në këtë takim dyshohet se i jep ryshfet Shalës 350 europër të mos paraqitur kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, pas ndalimit të klientit të saj për 48 orë.

Avokatja Berisha: Mirë bre mirë a u lodhe ti, qysh po kalon?

Prokurori Shala: Qe ia lëshova vendimin atij, të lirohet meniherë.

Avokatja Berisha: Po se më thirrën familjarët më tha u kry, se e kishin marrë atë djalin në sabah, se unë kur të thirra qatëherë, se kur të shkrujta faktikisht veç sa shkova në punë. Tani e kishin marrë, ken masdite. Prokuror unë nuk e dita që qeshtu, po të kallxoj realisht unë ja mora atyne dje qysh u mora vesh veç 700 jau kom marrë. Qe ku i kam paret, m’i kanë pru sot. Se a e din qysh ke puna, nuk është që më ka ndodh najherë, qeshtu hera e parë dhe nuk…

Prokurori Shala: Këqyre une..

Avokatja Berisha: Jo unë qe ku i kam 700.

Prokurori Shala:  Njerzit bajnë.

Avokatja Berisha: Ooo e di prokuror unë noshta edhe jom e re, dhe nuk është që më ka ra në qesi situate, tash jena.

Prokurori Shala: Kqyre ishalla ngo, qirak le t’bahet, as unë s’kam asi. A e din kur, mas nja pesë 5 vjete që i pata Beqë, jo mas një vjeti më kanë thanë Beqë- a e din Beqë Shala që njerëzit janë tu marrë parë në emër tanin. Kanë marrë (nuk kuptohet) heeej. S’po thom hallall, po kanë marrë a po kupton. Kanë marrë gjinja, ma kanë ngjit n’dorë, kanë thanë a po e sheh unë fola i dimë na ato, hin zyre e çel derën, thotë qe a po e sheh, a më pave e çela i fola. Le s’po e komplikojmë”.

Këto deklarime citohen në bisedën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”. Tutje, avokatja Berisha numëron paratë, dhe nga shuma prej 700 euro, gjysmën e tyre ia jep prokurorit Shala.

Prokurori Shala: Merre ti pjesën tane (nuk kuptohet).

Avokatja Berisha: Qe prokuror.

Prokurori Shala: Ja jaa

Avokatja Berisha: Jo unë, ti e din.

Prokurori Shala: Merri, merri.

Avokatja Berisha: Jo prokuror, qe 700.

Prokurori Shala: Merri moj.

Avokatja Berisha: Hiç s’është problem.

Prokurori Shala: Merri, merri. Pasha Zotin (nuk kuptohet).

(I numëron paratë)

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: Sa i ki?

Avokatja Berisha: 200.

Prokurori Shala: 250. Sa the?

Avokatja Berisha: 700 unë ja kom marrë deri në fund të procedurës.

Prokurori Shala: Ahaa, këtu ken 200, 350. Hajr i koftë, ishalla ia shohim hajrin.

 

Të ngjashme
Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë