Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Marrëveshja historike bërthamore e shpallur midis SHBA-së dhe Arabisë Saudite varet nga bashkimi i Riadit me Marrëveshjet e Abrahamit, me fjalë të tjera nga njohja e shtetit të Izraelit, ka njoftuar presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Marrëveshja Civile Bërthamore (Nuk do të ketë pasurim të materialit!) që po bëhet midis Departamentit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, e cila ka të bëjë vetëm me përdorimin jo-ushtarak, siç janë ato që Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (dhe të tjerët) tashmë i kanë, do të miratohet, por është plotësisht e varur nga bashkimi i Arabisë Saudite me Marrëveshjet shumë të respektuara dhe të suksesshme të Abrahamit. Shtetet e Bashkuara nuk janë kundër Impianteve Bërthamore Civile (Jo të Pasuruara). Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi ai në Truth Social.
Komentet e Trumpit vijnë pas kritikave nga ekspertët se marrëveshja mund të rrezikojë përhapjen bërthamore në të ardhmen në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.
Raportohet se çështja bërthamore ka qenë në qendër të konfliktit disamujor SHBA-Izrael me Iranin.
Në vitin 2020, Trump ndërmjetësoi Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat siguruan normalizimin historik të marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy kombeve arabe, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit.
Sudani dhe Maroku që atëherë kanë normalizuar marrëdhëniet me Izraelin./Periskopi/










