Ironia e Berishës: As fisi Hutu i Afrikës s’do ta bënte kryetar Albin Kurtin

Ironia e Berishës: As fisi Hutu i Afrikës s’do ta bënte kryetar Albin Kurtin

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se fajtori kryesor për gjendjen aktuale në Kosovë është Albin Kurti. Sipas tij, Kurti u ka shpërlarë trurin njerëzve që e kanë votuar. “Fajtori kryesor për këtë gjendje në Kosovë është Albin […]

“Fajtori kryesor për këtë gjendje në Kosovë është Albin Kurti, por nuk është i vetëm. Janë edhe ata njerëz që u është shpërla truri”, ka thënë Berisha.

Duke folur për Kurtin dhe qeverisjen e tij, Berisha ka ironizuar me disa fise primitive që jetojnë në Afrikë.

“As fisi Hutu në Afrikë nuk do ta bënte kryetar të  fisit një person që s’ka adresë, që jeton me qira dhe që familja nuk i jeton brenda fisit. Ky lëshim i madh i shqiptarëve në Kosovë do t’i kushtojë shumë vendit, për një kohë të gjatë. Lëshimet që janë bërë dhe mbështetja e verbër ndaj Albin Kurtit do të kenë pasoja, sepse ai nuk është vetëm, është me njerëzit që e kanë mbështetur”, ka thënë Berisha.

Ai ka kërkuar që t’i gjendet një rast i ngjashëm në botë ku një kryeministër nuk e ka familjen në vendin që e qeverisë.

“Le të mendojë dikush në cilin vend të botës zgjedhin kryeministër një njeri që familja nuk i jeton në vendin që ai e qeverisë. Për cilën mirëqenie flet, për cilën jetë normale flet, kur ai nuk e ka familjen në Kosovë? Kah e di ai çfarë është jeta e zakonshme këtu? Janë bërë lëshime të mëdha dhe veprimet e tij po na kushtojnë”, ka thënë Berisha./Periskopi/

 

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA