Berisha: Afrimi i Fatmir Limajt me Albin Kurtin më bëri ta braktis Nismën

Berisha: Afrimi i Fatmir Limajt me Albin Kurtin më bëri ta braktis Nismën

Zafir Berisha, themelues i iniciativës Bashkimi Demokratik për Prizren, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka treguar arsyen pse i ndau rrugët me Fatmir Limajn dhe Nismën, pas një periudhe kohore gjatë së cilës ishte bashkuar me këtë parti. Berisha tha se afrimi i Limajt “në një kohë pa […]

Berisha tha se afrimi i Limajt “në një kohë pa kohë” me Albin Kurtin e bëri që ta braktisë partinë e themeluar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nuk dua t’i kthehem një teme të vjetruar. Nuk jam pishman që kam qenë në Nismë dhe as që kam dalë. Jam rikthyer aty ku kam qenë. Arsyet janë afrimi në një kohë pa kohë, për një qeveri që nuk do të formohet”, ka thënë Berisha.

Berisha nuk pret që do të ketë themelim të Qeverisë nga Kurti. Sipas tij, afrimi i Limajt me Kurtin po bëhet vetëm për të shmangur zgjedhjet e reja nacionale.

“Nuk do të ketë, përkundër dëshirës që mund të ketë Fatmiri dhe Nisma, për të mos shkuar vendi në zgjedhje. Nuk pres të ketë Qeveri, duke parë jo seriozitetin e Albin Kurtit.”

Berisha konsideron se Kurti nuk do të arrijë ta krijojë Qeverinë, sepse nuk i ka numrat, dhe se mundësia do t’i kalojë partisë së dytë, megjithatë, sipas tij, zor se edhe ajo do të mund ta bëjë një gjë të tillë.

“S’mund ta bëjnë. Mendoj se Albini do t’ia bëjë një ftesë formale LDK-së edhe një herë, por kjo vota për Nenad Rashiqin nga LDK mund të sjellë lëvizje të pozicioneve në zgjedhjet eventuale që mund të mbahen. Është gjithçka e mundshme, por pak besoj që Albini do ta formojë Qeverinë. Jemi dëshmitarë që mundësia më e madhe është që ai mund të thotë se nuk i ka numrat, e të dytët nuk mund ta bëjnë Qeverinë, dhe presidentja mund t’i shpallë zgjedhjet. Përveç kësaj, autorizimi i presidentes për Kurtin për ta themeluar Qeverinë është shkelje kushtetuese, dhe mendoj se këtu mund të ketë një marrëveshje për interesa meskine ndërmjet Lumirit, Albinit dhe Vjosës”, ka thënë Berisha./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Sejdiu: Nëse nuk pranohet projekti amerikan, mesazhi nga ta është se s’kemi çka kërkojmë as në siguri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Komiteti i Senatit jep dritën jeshile, Eric Wendt ambasador në Shqipëri

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Saibari te Bayerni? Marrëveshja po arrihet

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA