Hapja e urës së Ibrit: Kurtit i has “sharra në gozhdë”, tash flet për koordinim me aleatët

Hapja e urës së Ibrit: Kurtit i has “sharra në gozhdë”, tash flet për koordinim me aleatët

Ura e Ibrit ka sjellur një përplasje tjetër mes Qeverisë së Kosovës dhe aletatëve ndërkombëtarë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi po kërkojnë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti koordinim me ta dhe të mos merrën vendime që mund të krijojnë tensione, shkruan Periskopi. Dy ditë më parë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier […]

Dy ditë më parë ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e përcolli edhe një mesazh për Kurtin se hapja e Urës së Ibrit “do të rrezikonte ushtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it”.

Nuk kaloi shumë, ky mesazh pati rezultat dhe Kurti u zbut. Kryeministi i vendit Albin Kurti gjatë mbledhjes dje me ministrat e tij u shpreh se do të vazhdojnë koordinimin me partnerët rreth çështjes së urës së Ibrit.

I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse të këtyre raporteve të cilat I kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin KFOR-in, Gjeneralin Ulutaş dhe me ekipin e tij, në frymën e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës nuk është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë”, tha Kurti gjatë mbeldhjes.

Ndërsa në anën tjetër presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila pati një vizitë në ShBA, u shpreh se “asnjëherë nuk është thënë s janë kundër hapjes së Urës së Ibrit“.

“Në takimet e mia me SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës, përkundra janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel, të cilat kanë paraparë hapjen e urës. Po sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë që institucionet e Kosovës dhe aleatet tanë të sigurisë dhe ta hartojnë se bashku planin e zbatimit, i cili i merr parasysh vlerësimi e sigurisë të Kosovës dhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj se në shumicën e rasteve ato janë identike. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjidhet momenti më i volitshme në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momenti, por sukses si përhershëm”, ka thënë Osmani.

E zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano, ndonëse e pranon se urat janë për bashkim të njerëzve, ditë më parë ka thënë se ajo e Ibrit është “çështje shpërthyese dhe problematike”. Prandaj,tha se duhet të zgjidhet përmes dialogut.

Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, kishte thënë Stano në një intervistë për median serbe N1./PERISKOPI

 

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze