Gjenerali Rrahman Rama aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Gjenerali Rrahman Rama aderon në Partinë Demokratike të Kosovës

Prishtinë, 26 mars – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën. Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe […]

Prishtinë, 26 mars – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur anëtarin më të ri të partisë, Gjenerallejtnënant Rrahman Ramën.

Kryetari Krasniqi, e ka falënderuar Ramën për besimin në PDK, duke thënë se ai është patriot i dëshmuar, i cili është i shquar për kontributin e tij shumëvjeçar për vendin kudo dhe kurdo që e ka kërkuar nevoja.

“Gjenerallejtnënant Rrahman Rama, ka një jetë kushtuar përpjekjeve për çlirim dhe shtetndërtim. Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të Shalës më 1998-99. Komandant i TMK-së pas luftës në Kosovë. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nën lidershipin e të cilit kjo forcë gëzoi ditët e saj më të mira. Një komandant që ndërtoi ura të fuqishme bashkëpunimi në shërbim të forcimit të ushtrisë tonë me të gjithë aleatët tanë, posaçërisht SHBA-të. Një personalitet që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha fazat e transformimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ushtrinë zyrtare të Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran”, theksoi Krasniqi.

Ndërkaq, Rrahman Rama tha se misioni jetësor dhe krenaria e tij më e madhe është shërbimi ndaj Kosovës dhe largimi i tij nga FSK, ishte përmbushje e misionit të tij ushtarak, por jo për t’i shërbyer atdheut.

“Sot, po i bashkohem shtëpisë së madhe politike – Partisë Demokratike të Kosovës, për t’i shërbyer vendit në një cilësi tjetër. PDK është parti shtetformuese e shtetndërtuese, e cila Republikën e Kosovës e ka të shenjtë dhe nuk mund ta lë në mëshirë të fatit, pavarësisht pozicionit të saj. Sidomos në një periudhë të tillë të vështirë, kur sfidat e vendit tonë janë të shumta. E posaçërisht, sfidat në fushën e sigurisë. Sot, detyrë e secilit prej nesh është që me të gjitha kapacitetet tona të angazhohemi për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje, e së bashku të ecim përpara në rrugën drejt fuqizimit të shtetit dhe përparimit e integrimit të tij. Për Kosovën jemi bashkë”, shtoi Rama.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze