Kurti gjen pak kohë të komentoj marrëveshjen Itali-Shqipëri për strehimin e migrantëve: Rëndon ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit

Kurti gjen pak kohë të komentoj marrëveshjen Itali-Shqipëri për strehimin e migrantëve: Rëndon ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për platformën evropiane “Euractiv” të hënën, ka kritikuar marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e migrantëve, duke thënë se marrëveshja nuk është “zgjidhje” për problemin e migracionit, ndërsa ka përmenduar veçanërisht rrezikimin e të drejtave të njeriut. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, […]

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen, ka shprehur interesim për idenë e “qendrave të kthimit” jashtë Bashkimit Evropian (BE), përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, për migrantët që kërkojnë azil. Por, kryeministri Kurti ka përjashtuar mundësinë për adoptim të një plani të ngjashëm si të Italisë e Shqipërisë.

“Një pranim i përkohshëm i refugjatëve, nëse e kërkon urgjenca, është sigurisht gjithmonë i mundur”, ka deklaruar kreu i ekzekutivit kosovar, duke e hedhur poshtë idenë e imitimit të modelit italian, ngase, në bazë të këndvështrimit të tij, këto qendra do të “rëndojnë si ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit ashtu edhe të BE-së”.

Kryeministri Kurti ka përshëndetur angazhimin e Von der Leyenit për integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Të bësh zgjerimin prioritet është përgjigja më e mirë ndaj atyre që kërkojnë të shkatërrojnë sigurinë dhe unitetin e Evropës”, ​​ka theksuar ai, ndërsa është ndaluar edhe në problemet me Serbinë.

“E rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet shteteve të BE-së dhe Serbisë të mos bëhet në kurriz të demokracisë në këtë vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai. “Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Serbisë se bashkëpunimi ekonomik s’do të thotë licencë për të shkelur të drejtat e njeriut e për të ngacmuar fqinjët”.

Sa i përket situatës në pjesën veriore të Kosovës, kryeministri Kurti ka nënvizuar: “Unë luftoj kundër krimit që rrënon zonat serbe në veri dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale”, ka shpjeguar ai. “Nëse dikush ka pritur që kur të bëhem unë kryeministër do të vazhdonin këto mënyra të paligjshme, atëherë ata nuk më kanë njohur vërtet mua”.

 

 

Të ngjashme
Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar