Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka njoftuar se është takuar në Gjenevë me Hysen Gërvallen dhe familjen e tij.
Përmes një postimi nësa Facebook, Haradinaj vlerësoi lart kontributin e kësaj familje për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
"Gjithmonë krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë", shkroi mes tjerash Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të rrallë janë njerëzit që një jetë ia kushtojnë atdheut, dhe të tillët janë motiv për të vazhduar rrugën e pakthyeshme të zhvillimit të kombit tonë, kudo që jetojmë.
Baca Hysen Gërvalla mbetet ikonë e vlerave kombëtare, i cili për dekada kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Ishte një ndjenjë e papërsëritshme takimi me të në Gjenevë.
Dugagjini dhe mbarë familja e tij, me krenari e mbajnë flakadanin e krenarisë shekullore të Bacës Hysen.
Bashkë me Arsimin dhe Bujarin, ndamë disa momente me Bacën Hysen dhe familjen e tij.
Gjithmonë krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë.











