Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në jug të Francës.

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç janë gjetur pa shenja jete në automjetin familjes të hënën pasdite, i parkuar në garazhin e shtëpisë së gjyshes së tyre në Carpentras, në rajonin e Provence, gjatë temperaturave prej 38 gradë Celsius.

Ende nuk dihet se si fëmijët hynë në makinë apo për sa kohë qëndruan brenda saj.

Nëna e tyre, 33 vjeçe, thuhet se nuk ishte në dijeni që ata ndodheshin në automjet derisa i gjeti dhe njoftoi shërbimet e emergjencës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetës Le Parisien, nëna deklaroi se i kishte “harruar fëmijët” gjatë kohës që po bënte blerje.

Ajo ende nuk është marrë në pyetje nga policia.

Policia dhe zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje rreth orës 13:10, sipas La Provence, por përpjekjet për t’i shpëtuar fëmijët rezultuan të pasuksesshme.

Evropa, ashtu si edhe Mbretëria e Bashkuar, po përballet me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, me temperatura që kanë kaluar 40°C në disa pjesë të Francës.

Shërbimet e emergjencës dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri për shkak të rrezikut të zjarreve në të gjithë vendin.

Autoritetet franceze kanë vendosur kufizime për konsumimin e alkoolit në vende publike, ndërsa disa aktivitete sportive në ambiente të hapura janë anuluar.

Të ngjashme
Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

0:000:00