A të ka marrë Albin Kurti nga identiteti yt? Ja qysh i përgjigjet Vjosa Osmani kësaj pyetje të Grida Dumës

A të ka marrë Albin Kurti nga identiteti yt? Ja qysh i përgjigjet Vjosa Osmani kësaj pyetje të Grida Dumës

A të ka marrë Albin Kurti nga identiteti yt? Kjo ishte një nga pyetjet që autorja e emisionit Top Story, znj.Grida Duma, ia bëri presidentes së Kosovës, znj.Vjosa Osmani e cila u përgjigj kështu: “Unë mendoj që arsyeja e vetme pse hapet ky debat kohë pas kohe se cili është identiteti për Presidenten, është seksizmi. […]

“Unë mendoj që arsyeja e vetme pse hapet ky debat kohë pas kohe se cili është identiteti për Presidenten, është seksizmi.

Kur isha në LDK, thonin kjo s’merr vendime vetë, i merr Isa Mustafa për të.

Kur dola nga LDK, thonin se kjo nuk merr vendime vetë, se dikush nga burrat merr vendime për të. Tani që jam presidente dhe njeriu më i votuar në historinë e shtetit tonë, thonë Albin Kurti merr vendime për të.

Por nga koha kur Kurti dhe VV nuk ishin pjesë e Parlamentit, të gjitha mendimet e mia, i sfidoj të gjithë, le të tregojnë se cilat qëndrimet e mia i kam ndryshuar”, tha Osmani.

Ajo u pyet edhe lidhur me mosmarrëveshjet e mundshme që mund t’i ketë me Kurtin, dhe foli kështu:

“Nuk e kam atë përshtypje, është detyrë e institucioneve të kujdesen për cështjen e sigurisë, të luftojnë bandat kriminale në veri.

Por kjo natyrisht duhet të bëhet në mënyre kolektive, duhet koordinim me SHBA dhe vendet tjera evropiane.

Nuk them që kemi konflikte, ka nuanca, është krejtësisht normale, për tema të ndryshme, nga tema të brendshme deri te diskutimet rreth bashkërendimeve me aleatë.

Por edhe për luftimin e korrupsionit e synimin për tema euro-atlantike.

Si ia bëni kur nuk flisni me javë të gjata?

Ne komunikojmë, nuk e ndërprejmë komunikimin në asnjë moment, kjo është formula e arritjes së pajtimit pastaj. Fakti që respektojmë shumë mendimet e njëri tjetrit dhe qëllimet e përbashkëta që kemi, por as nuk i kursejmë shumë kritikat ta them shumë sinqerisht”, tha ajo./Periskopi

 

 

Të ngjashme
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut