Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e dytë e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.

Dega e LDK-së në Pejë, njofton se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë kërkuar reflektim të thellë politik dhe marrjen e përgjegjësisë nga lidershipi i partisë”, raporton Periskopi.

“Në këtë drejtim, është kërkuar dorëheqja si akt moral dhe politik, duke vlerësuar se përgjegjësia për rezultatin duhet të bartet nga udhëheqja”, thuhet në njoftimin e degës.

“Kryesia konsideron se ky duhet të jetë një imperativ i qartë i kësaj shtëpie të demokracisë, në funksion të ruajtjes së besimit të anëtarësisë dhe forcimit të standardeve demokratike brenda partisë”, përfundon njoftimi.



Edhe nga ana tjetër, kyesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me kryetarët e nëndegëve, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së, duke e cilësuar këtë si standard të përgjegjësisë politike dhe akt reflektimi pas mesazhit të dhënë nga qytetarët përmes votës.

Në njoftim, Dega e LDK-së në Lipjan fillimisht ka shprehur mirënjohje për strukturat e degës, aktivistët dhe anëtarësinë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor. Po ashtu, janë falënderuar qytetarët e Komunës së Lipjanit për pjesëmarrjen dhe kontributin në një proces zgjedhor demokratik, të qetë dhe dinjitoz.


Sipas postimit, LDK në Lipjan ka kaluar nga 6,338 vota, apo 19.40 për qind, në zgjedhjet e dhjetorit, në 6,455 vota, apo 23.60 për qind, në zgjedhjet e qershorit 2026.


Megjithatë, Kryesia ka vlerësuar se rezultati mbetet larg pritjeve dhe angazhimit të strukturave lokale. Sipas saj, rezultati në nivel vendi nuk mund t’u atribuohet vetëm strukturave lokale, por reflekton edhe gjendjen, organizimin, funksionimin dhe kapacitetin politik të partisë në nivel qendror.


Ndërkohë, edhe Dega e II-të e LDK-së në Prishtinë po kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga kryetari i partisë, pikërisht kur një gjë e tillë u kërkua edhe nga dega e Pejës dhe e Lipjanit.

Në reagimin e kësaj dege thuhet se “Lidhja Demokratike e Kosovës po kalon njërën nga periudhat më të vështira në historinë e saj.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme, LDK-ja po rrëshqet drejt margjinalizimit politik, duke e betonuar veten në pozitën e tretë dhe duke u shndërruar në një parti pa peshën e duhur politike dhe shtetndërtuese. Ky është një realitet i papranueshëm për partinë e Ibrahim Rugovës dhe një dëm i madh për vetë shtetin e Kosovës”.

Sipas kësaj dege, “Kryetarit Lumir Abdixhiku, në një varg procesesh zgjedhore, i janë dhënë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për ta rikthyer LDK-në në rrugën e fitores, por, fatkeqësisht, rezultatet kanë munguar”./Periskopi

Të ngjashme
Abdixhiku tha se janë 148, Zemaj: 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së

Abdixhiku tha se janë 148, Zemaj: 151 nënshkrime për Kuvendin e ri zgjedhor të LDK-së

Plagoset një person me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë

Plagoset një person me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë

Zhbllokohet ndeshja, Anglia kalon në epërsiiii

Zhbllokohet ndeshja, Anglia kalon në epërsiiii

Fashizmi serb në shekullin XXI - Vazhdueshmëria e një mendësie politike

Fashizmi serb në shekullin XXI - Vazhdueshmëria e një mendësie politike

Begaj në Kiev për samitin Ukrainë-Europa Juglindore: Mbështetja pa kushte duhet të shkojë përtej deklaratave

Begaj në Kiev për samitin Ukrainë-Europa Juglindore: Mbështetja pa kushte duhet të shkojë përtej deklaratave

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Deputeti i Budenstagut: Serbia duhet ta shkarkojë menjëherë ministren Paunoviq

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Anglisë dhe Argjentinës

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Anglisë dhe Argjentinës

Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: Edhe ajo është një kriminele lufte

Walker shpërthen pas deklaratës së ministres serbe: Edhe ajo është një kriminele lufte

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Superndeshja Angli – Argjentinë: Publikohen 11-shet startuese

Superndeshja Angli – Argjentinë: Publikohen 11-shet startuese

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Abdixhiku kërcënon me ndarje? - Kreu i LDK-së flet për pasoja e për zhvillime të mëtejme pas dorëzimit të nënshkrimeve

Abdixhiku kërcënon me ndarje? - Kreu i LDK-së flet për pasoja e për zhvillime të mëtejme pas dorëzimit të nënshkrimeve

0:000:00