Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, do të largohet përkohësisht nga kampi i kombëtares në Kupën e Botës 2026 pas vdekjes së nënës së tij.

Tekniku francez do të kthehet në Francë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe, për pasojë, nuk do të jetë në stol në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Norvegjisë, që luhet të premten në Boston.

Lajmi u konfirmua nga Federata Franceze e Futbollit (FFF), e cila bëri të ditur se Deschamps e mori me dhimbje lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij. Ngjarja vjen vetëm një ditë pas fitores bindëse 3-0 të Francës ndaj Irakut në Filadelfia.

Guy Stéphan do të drejtojë ekipin

Në marrëveshje me presidentin e FFF-së, Philippe Diallo, Deschamps ia ka deleguar përkohësisht drejtimin e ekipit ndihmësit të tij afatgjatë, Guy Stephan.

“Didier Deschamps nuk do të jetë në gjendje të drejtojë seancat stërvitore para ndeshjes Norvegji–Francë dhe nuk do të jetë i pranishëm në stol gjatë takimit të së premtes”, thuhet në komunikatën zyrtare të Federatës Franceze.

Largimi i përkohshëm i Deschamps vjen në një moment pozitiv për Francën në Kupën e Botës. “Blutë” kanë fituar dy ndeshjet e para të grupit, ndaj Senegalit (3-1) dhe Irakut (3-0), duke siguruar një pozicion të favorshëm për kualifikimin, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi

Një tjetër goditje personale për trajnerin francez

Për trajnerin 57-vjeçar, kjo është një tjetër humbje e rëndë personale. Në maj të vitit 2022, gjatë një grumbullimi të kombëtares franceze, ai humbi edhe të atin.

Federata Franceze e Futbollit u bëri thirrje mediave dhe publikut të respektojnë privatësinë e familjes Deschamps në këtë periudhë të vështirë.

“Në këtë moment jashtëzakonisht të dhimbshëm, kërkojmë nga të gjithë të tregojnë respekt, përmbajtje dhe diskrecion maksimal”, thuhet në deklaratën e FFF-së./Periskopi

Të ngjashme
Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së - udhëtarët presin me orë në aeroporte

Kritika ndaj sistemit të ri të BE-së - udhëtarët presin me orë në aeroporte

0:000:00