Reagon sërish Abdixhiku fton anëtarësinë e LDK-së për durim: Kam marrë mbështetje nga kryetarë e nënkryetarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar edhe njëherë duke e ftuar kryesinë e LDK-së për durim.
“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithherë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Abdixhiku ka thënë se ka marrë mesazhe mbështetëse nga kryetarë e nënkryetarë të degëve e veprimtarë, siç ka thënë, të pafund.
“Falënderoj, nga zemra, të gjithë kryetarët e degëve, kryetarët e nëndegëve dhe gjithë ata veprimtarë të pafund, për mbështetjen e dhënë sonte. Mesazhet e juaja mbështetëse, publike e private, janë më shumë se çfarë mund të kërkoj unë dhe LDK. Të gjithë ne, jemi veçse kalimtarë në një mision shumë më fisnik; por kur rrugën se bëjmë vet, ndihemi vërtetë më njerëzisht”, ka shkruar Abdixhiku./Periskopi
Postimi i plotë:












