Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e 24-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta e 24-t kundër projektit të planifikuar në Zvërnec.

Qytetarët u mblodhën sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.

Pankartat dhe parullat janë ato të tubimeve të mëparshme ku kërkohet largimi i Kryeministrit Edi Rama, kreut të opozitës Sali Berisha, ndryshimin e sistemit, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin e zonave të mbrojtura.


Protestuesit vijuan thirrjet për “Shqipëri të re”, ndërkohë që pas himnit kombëtar, fjalën e morën përfaqësues të grupit organizator, të cilët deklaruan edhe njëherë kërkesat e artikuluara në protestën e djeshme nga Dritan Goxhaj.


Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.



Aktivisti Edison Lika lexoi edhe një herë deklaratën me pikat dhe kërkesat e protestës. Sipas tij, deklarata që u lexua dje nga Dritan Goxhaj, frikësoi kryeministrin Rama që u mor personalisht me të dhe me të tjerë, prandaj do bëhet e udhës që ajo të lexohet në çdo protestë.


Lika renditi si pikë të parë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor, ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.



“Paralelisht, ne nuk heqim dorë nga kërkesat fillestare: anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike”, tha ai.


Një prej protestuesve njoftoi se më 4 korrik Diaspora do jetë sërish në Tiranë për të protestuar, raporton ATSH.


Protestuesit u shpërndanë pas disa orësh duke marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në disa rrugë kryesore./Periskopi

Të ngjashme
Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Si është situata në Ngushticën e Hormuzit?

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor, policia jep detaje

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Peja, Lipjani dhe Dega e dytë në Prishtinë kërkojnë dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

Deschamps largohet përkohësisht nga drejtimi i Francës në Kupën e Botë

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

ZKA zbulon shkelje në OSHP: 54 raste me vonesa në trajtimin e ankesave dhe pasaktësi financiare mijëra euro

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Tre raketa ukrainase godasin një ndërmarrje të rëndësishme industriale në Voronezh

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Rama: Rilindja e Liceut Francez të Korçës në tryezën e Macronit

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës (VIDEO)

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Kearns në KiE alarmon për Serbinë, përmend edhe armatosjen që i bëri grupit terrorist të Banjskës

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Haziri pas kërkesave për dorëheqjen e Abdixhikut: S’na kanë zënë në befasi, është kërkesë politike

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Publikohen formacionet Angli-Ganë

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

Pas Pejës dhe Lipjanit, edhe Dega e dytë në Prishtinë kërkon largimin e Abdixhikut

0:000:00