Në Shqipëri zjarre masive, plantacione ullinjsh të djegura

Në Shqipëri zjarre masive, plantacione ullinjsh të djegura

Zjarret janë kthyer në një dukuri kronike edhe në Shqipëri. Temperaturat e larta 43-44 gradë Celsius kanë shkaktuar zjarre masive në jug. Vala e nxehtë Cerberus, e shtrirë në Europën Jugore, ka përfshirë prej dy javësh edhe Shqipërinë. Ajo arriti kulmin e saj të martën (25.07) kur të nxehtët u rrit në 43 – 44 gradë Celsius duke […]

Vala e nxehtë Cerberus, e shtrirë në Europën Jugore, ka përfshirë prej dy javësh edhe Shqipërinë. Ajo arriti kulmin e saj të martën (25.07) kur të nxehtët u rrit në 43 – 44 gradë Celsius duke shkaktuar vatra të reja zjarri. Burime zyrtare nga Agjensia e Emergjencave Civile bëjnë me dije se ka dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka viktima.

Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të  raportojnë sa më parë edhe shpërthime të vogla zjarresh për të shmangur përhapjen e tyre. Zjarret janë përhapur në Gjirokastër, Memaliaj, Vlorë, Tepelenë, Tiranë. Në Vlorë janë djegur plantacione ullinjsh. Situata është problematike në zonat pyjore, në disa fshatra të rrethit të Fierit ku ka rrezik që zjarri të dalë jashtë kontrollit.

Angazhohen Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko  Peleshi, njoftoi angazhimin e Forcave të Armatosura dhe helikopterëve Cougar për të vënë situatën në kontroll sidomos në kushtet kur era e fortë riaktivizon vatrat e shuara dhe hap vatra të reja zjarresh duke rrezikuar zonat e banuara nga mbërritja e flakëve.

Zjarret- dukuri kronike në Shqipëri

Shqipëria përfshihet nga zjarret në mënyrë kronike edhe kur në stinën e verës nuk ka qenë e pranishme si sivjet vala e jashtëzakonshme Cerberus. Dy vjet më parë, flakët u përhapën nga veriu në jug duke shkaktuar 163 vatra zjarri agresive dhe me intensitet të lartë. Në kushtet e kapaciteteve modeste, Shqipëria u mbështet nga BE, që aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Helikopterë të fuqishëm zjarrfikës dhe 50 efektivë ushtarakë, të specializuar në fushën e emergjencave civile kontribuan për të vënë në kontroll situatën e veshtirë.

BE aktivizoi këtë mekanizëm edhe në verën e vitit 2017 kur mbështeti fuqimisht Shqipërinë me avionë zjarrfikës dhe harta satelitore Kopernikus, për të identifikuar vatrat e zjarrit dhe mundësitë për t’i shuar ato.

Zjarre të qëllimshme, hetime për zjarrvënës

Situata e vështirë, që përballon Shqipëria nga zjarret kronike në stinën e verës nuk shkaktohet vetëm nga temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius por edhe nga zjarrvënës të qëllimshëm. Në rrethin e Vlorës, Prokuroria ka filluar hetimet për zjarrin masiv që përfshiu muajin e kaluar landfilldin e grumbullimit të mbetjeve urbane për dy ditë rresht. Opozita e ka cilësuar zjarrin në këtë landfilld ”krim mjedisor me pasoja të rënda”. Ajo ka bërë përgjegjëse qeverinë për “papërgjegjshmëri dhe neglizhencë ne menaxhimin e situatës.” /DW

Të ngjashme
“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec