“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

Kosova ka përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, me mesazhe të fuqishme për ruajtjen e kujtesës historike, respektimin e së vërtetës dhe kundërshtimin e çdo përpjekjeje për mohimin apo relativizimin e krimeve të kryera në korrik të vitit 1995.


Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, u shënua në Kosovë përmes një ceremonie përkujtimore të organizuar nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi.

Në fjalën e saj, Rexhepi theksoi se Srebrenica nuk duhet të kujtohet vetëm si një tragjedi e së kaluarës, por si një paralajmërim për pasojat që sjellin urrejtja, nacionalizmi ekstrem dhe heshtja përballë krimeve.

“Srebrenica është emri i turpit më të madh të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore”, tha ajo, duke nënvizuar se gjenocidi ishte një krim i planifikuar dhe i organizuar, i vërtetuar nga gjykatat ndërkombëtare.

Rexhepi kritikoi gjithashtu mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit, duke paralajmëruar se mosballafaqimi me të kaluarën krijon rrezik për përsëritjen e krimeve të ngjashme në të ardhmen.

Në ceremoni foli edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila tha se Kosova qëndron pranë Bosnjë e Hercegovinës dhe familjeve të viktimave të Srebrenicës.

Sipas saj, megjithëse drejtësia ndërkombëtare ka dënuar dhjetëra persona për krimet e kryera, sfida mbetet përballja e shoqërive me të kaluarën dhe refuzimi i glorifikimit të kriminelëve të luftës.

“Pa të vërtetën nuk mund të ketë as drejtësi, por as paqe”, tha Haxhiu, duke shtuar se paraqitja e personave të dënuar për krime lufte si heronj dëmton procesin e pajtimit dhe përcjell mesazhe të rrezikshme për brezat e rinj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se mohimi i gjenocidit nuk cenon vetëm kujtesën e viktimave, por paraqet rrezik edhe për të ardhmen.


Sipas tij, përgjegjësia për gjenocidin në Srebrenicë nuk mund të anashkalohet me deklarata të përgjithshme për pajtim, pa u pranuar më parë e vërteta historike.

Kurti theksoi se gjenocidi ishte rezultat i një politike që përdori nacionalizmin, propagandën dhe institucionet shtetërore për realizimin e spastrimit etnik.

“Mohimi i largon autorët nga përgjegjësia, i detyron viktimat të vërtetojnë pafundësisht dhimbjen e tyre dhe e paraqet drejtësinë si një pengesë për stabilitetin. Në realitet, stabiliteti rrezikohet pikërisht atëherë kur shoqëritë nuk distancohen nga ata që kanë vrarë në emër të tyre. Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës nuk mund të mbyllet me heshtje e as të zëvendësohet me një gjuhë të përgjithshme për pajtimin. Gjenocidi nuk ishte një shmangie e rastësishme nga rrjedha e historisë, por pasojë e një politike që nacionalizmin e shndërroi në projekt, propagandën në përgatitje të dhunës, ndërsa aparatin shtetëror në instrument të pastrimit etnik”, tha Kurti.

Në ceremoninë përkujtimore mori pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës, Xhemal Smajiç, i cili tha se përkujtimi i viktimave nuk lidhet vetëm me të kaluarën, por edhe me përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme ku krime të tilla të mos përsëriten më.

Ai theksoi se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina ndajnë përvoja të ngjashme nga luftërat e viteve ’90 dhe kanë interes të përbashkët për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave demokratike.

Një fjalim mbajti edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, i cili tha se në Serbi ende mungon një përballje e sinqertë dhe e plotë me gjenocidin në Srebrenicë.

Ai deklaroi se përpjekjet për të diskutuar dhe miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit në Parlamentin e Serbisë janë penguar prej vitesh.

Sipas Kamberit, mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës vazhdojnë të mbeten pengesa serioze për pajtimin mes popujve dhe për rrugën evropiane të rajonit.

Të ngjashme
Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës

KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës

Gecaj: Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK’së “Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje”

Gecaj: Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK’së “Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje”

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

0:000:00