Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë, çmimet dhe hapësirat publike.

Përmes një njoftimi publik, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët të raportojnë me mesazh (SMS) çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.


Njëkohësisht, Bashkia ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.


Postimi i Pjerin Ndreu në facebook


Nisur nga sulmet e qëllimshme ndaj turizmit në zonat bregdetare të Lezhës, si dhe nga përhapja e informacioneve të pavërteta lidhur me pastërtinë, çmimet dhe mungesën e hapësirave publike, për të gjithë pushuesit vëmë në dispozicion kontaktet e stafit drejtues:


* Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë: +355 69 404 5011

* Fatjon Zefi – Zv/Kryetar i Bashkisë: +355 69 559 1150

* Brahim Demi – Administrator i Shëngjinit: +355 69 333 4446

* Zhaneta Frroku – Administratore e Shënkollit-Talës: +355 69 996 1800

* Besmir Frroku – Drejtor i Lezha Invest: +355 69 393 0434

* Renaldo Xhanej – Drejtor i Turizmit: +355 69 626 7623


Çmimet e shezlloneve sipas zonave:


Shezllone bazike (alumini):


* Tale – 300 lekë

* Shëngjin (Qendër) dhe Kune – 400 lekë

* Rana e Hedhun – 500 lekë


Shezllone druri me dyshek:


* Tale – 700 lekë

* Shëngjin (Qendër) – 800 lekë

* Rana e Hedhun – 1.000 lekë


Gazebo familjare: 1.500 – 2.500 lekë.


Këto janë çmimet e miratuara dhe të detyrueshme për subjektet private, si dhe për hapësirat e administruara nga Lezha Invest. Çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto, duhet të denoncohet menjëherë pranë numrave të mësipërm.


Ju ftojmë të denonconi, përmes mesazheve (SMS), çdo rast që ju shqetëson dhe që bie në kundërshtim me ligjin, standardet e shërbimit apo interesin e pushuesve.

Të ngjashme
E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

0:000:00