Manzambi mungon ndaj Argjentinës, goditje e madhe për Zvicrën në çerekfinale

Zvicra do të përballet me Argjentinën në çerekfinalen e Kupës së Botës pa një nga futbollistët më të rëndësishëm të saj, Johan Manzambi.

Mungesën e mesfushorit e ka konfirmuar selektori i kombëtares zvicerane, Murat Yakin, i cili ka bërë të ditur se 20-vjeçari nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi.

“Fatkeqësisht, Johan nuk mund të luajë nesër”, deklaroi Yakin gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

Manzambi kishte munguar edhe në sfidën e kaluar ndaj Kolumbisë, ku Zvicra siguroi kualifikimin në çerekfinale, pasi kishte pësuar një dëmtim në gju gjatë një seance stërvitore.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikthyer në kohë për duelin ndaj Argjentinës, lojtari nuk është shpallur i gatshëm për këtë përballje të rëndësishme.

Mungesa e tij është një goditje e madhe për Zvicrën, pasi Manzambi ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar të skuadrës në këtë Botëror. Ai ka realizuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në katër paraqitje.

Kombëtarja zvicerane tashmë do të kërkojë të bëjë befasinë përballë Argjentinës së Lionel Messit dhe të sigurojë për herë të parë në histori një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por pa ndihmën e golashënuesit të saj më të mirë.

Të ngjashme
Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi me thikë dy personat

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait të tij

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KFOR-i me njoftim për aktivitetin e ushtarëve amerikanë në ruajtje të kufirit të Kosovës: Ndihmon në vlerësimin e situatës

Gecaj: Abdixhiku i ka thënë një ish-ministri të LDK’së “Edhe nëse ndahet partia, unë nuk jap dorëheqje”

Dalin pamjet, Kanye West mbërrin në Shqipëri

Digjet vetura në Mitrovicë të Veriut, eksperti thotë se ndodhi qëllimisht

Nisje pa bitisje – një rikapitulim i takimeve të para të Kurtit me liderët e partive të tjera

Yamal: Nuk më interesojnë golat, dua ta fitoj Kupën e Botës me Spanjën

0:000:00