Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Kryeministri Edi Rama u pyet nga të rinjtë në Jalë nëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një realitet i prekshëm apo një tjetër premtim politik. Rama u përgjigj duke treguar për sukseset e Shqipërisë dhe qeverisë në rrugën drejt anëtarësimit duke arritur deri te mbyllja e kapitujve.

“Të besosh pa kontrolluar është diçka që nuk mund t’i kërkohet askujt. Por të mos besosh pa kontrolluar është edhe më keq. Ky është një proces jashtëzakonisht kompleks, për të cilin flitet shumë, por shumë pak e njohin nga brenda. Edhe unë, sikur të isha dikush që nuk do të merresha me këtë punë, do të isha shumë më pak i informuar për kompleksitetin e këtij procesi. Është një proces që ka një kompleksitet të natyrës teknike, politike dhe gjeopolitike.

Patjetër është një proces, kur themi teknik nuk e kam fjalën vetëm për plotësimin e kushteve që duhet të plotësosh për të avancuar dhe për t’u bërë vend anëtar. Kjo do të thotë që në të gjitha fushat duhet të plotësosh standardet. Këto janë të shkruara. Shqipëria duhet të fusë në organizmin e vet ligjor rreth 4 mijë e disa qindra akte ligjore dhe nënligjore që lidhen me procesin. Ne bëmë një kalkulim para se të hynim në këtë fazë dhe pamë që kapaciteti i vendit për të prodhuar akte të tilla ishte rreth 60 akte në vit. Normalisht që nuk do të ecnim me të njëjtin ritëm. Në momentin që hyn në atë fazë, organizohet një ushtri me juristë dhe përkthyes për ta bërë këtë punë”, ka deklaruar Rama.

“Kroacisë i janë dashur shtatë vite vetëm për këtë proces. Ne krijuam modelin e inteligjencës artificiale me Diellën dhe, faktikisht, përshpejtuam transpozimin. Sot e bëjmë transpozimin në një kohë shumë më të shkurtër dhe me një saktësi 99.5%, ku dora e juristëve ndërhyn vetëm për rregullime të vogla. Ti mund t’i bësh të gjitha dhe t’i kalosh të gjitha aktet në rrugën legjislative, por nuk mjafton. Duhet edhe t’i zbatosh. Ka një proces monitorimi. Mund të bësh edhe zbatimin, por prapë nuk mjafton. Duhet që 27 vendet të bien dakord që ti të hedhësh hapin tjetër. Ajo familje funksionon me konsensus, nuk ka votim me shumicë.Përgjithësisht e kemi hasur këtë te vendet e mëdha që nuk ishin gati ta çonin procesin përpara. Tri herë na është refuzuar hapja e negociatave, edhe pse Komisioni Evropian kishte rekomanduar hapjen e tyre”, ka shtuar ai.

“Sa i përket marrëdhënieve tona me Holandën, që kanë qenë ndër më të vështirat që kemi pasur me Bashkimin Evropian, Holanda është realiteti më i ngurtë kur vjen puna te zgjerimi. Një ndeshje futbolli na e ktheu rrotën e historisë së marrëdhënieve me Holandën. Finalja e Conference League. E gjithë ajo turmë e madhe u mahnit nga Tirana dhe pati mundësinë të shihte që Shqipëria nuk ishte ajo që ishte krijuar në stereotipin e tyre: kriminelë, kontrabandë, drogë, krim. Panë që Shqipëria ishte diçka krejt tjetër.

Vulën ia vuri emisioni që ata bënë në Shqipëri dhe sot Holanda është një nga vendet ku opinioni publik e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë më shumë sesa në vende të tjera. Unë do të iki në Paris, pasi jemi të ftuar nga Presidenti i Francës për festimet e 14 Korrikut, dhe më pas do të shkoj në Bruksel, ku do të punojmë për të mbyllur kapitujt”, tha Rama./Periskopi/

Të ngjashme
Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

0:000:00