Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

Paraburgoset i mituri në Ferizaj që theri dy qytetarë e një zyrtar policor

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “vrasja në tentativë”, “sulmi ndaj personit zyrtar” dhe veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti për të Mitur – Shabi Idrizi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

Sipas gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar me datë 10.07.2026 rreth orës 07:50 në Ferizaj përkatësisht Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës Kryesore, i mituri me dashje ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarit I.M. dhe S.H.,, në atë mënyrë që ishte veshur me rroba ushtarake dhe dorëza i maskuar befas ka sulmuar të dëmtuarit me thikë duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në organe vitale në fytyrë të dëmtuarve dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Ferizaj për të ju ofruar ndihmën mjekësore”.

“Me datë 10.07.2026, rreth orës 08:10, në fshatin G., Komuna Ferizaj, në lagjen ‘S.’, përkatësisht në oborrin e shtëpisë së B.B., ku jetonte gjyshja e të miturit, i mituri pasi paraprakisht u kishte shkaktuar lëndime trupore me thikë të dëmtuarve I.M. dhe S.H., në Ferizaj, kishte ikur te gjyshja e tij ku ndodhej edhe nëna e tij e pandehura D.Gj., posa zyrtarët policorë – të dëmtuarit, A.U. dhe B.R., hynë në oborr dhe kërkojnë nga i mituri që të dorëzohet dhe ta largonte thikën nga dora, i mituri ka rezistuar dhe ka sulmuar zyrtarin policor B.R., të cilin e ka tërhequr e pandehura D.Gj. dhe i njëjti është rrëzuar ku i mituri i ishte hedhur sipër me thikë të dëmtuarit B.R., kur ndërhyn i dëmtuari A.U., e kishte larguar të miturin i cili e ka përdorur thikën në mënyrë të pakontrolluar duke i shkaktuar lëndim trupor në anën e majtë të qafës dhe thikë të dëmtuarit – major A.U., lëndime këto të përshkruara në raportin e Spitalit Rajonal në Ferizaj të datës 10.07.2026”.

Gjykata thotë po ashtu se më datë 10.07.2026, rreth orës 07:50, në Ferizaj, përkatësisht në Parkun e Qytetit, i cili gjendet afër Postës kryesore, i dyshuari ka poseduar një thikë kuzhine në mënyrë të paautorizuar në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm (ligji mbi armët, Ligji Nr. 03/L-143, par. 1 pika 20), mjet i cili është konfiskuar nga ana e policisë.

Po ashtu, Gjykata thekson se “armë e ftohtë” nënkupton cilido mjet që mund të përdoret për sulm apo për shkaktim të lëndimeve trupore, duke përdorë forcë fizike nga sulmuesi, në rastet kur ato mbahen në tubime publike, në objekte publike apo në vende të ngjashme./Periskopi/

Të ngjashme
Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Xhaka flet fjalë të mëdha para ndeshjeve me Argjentinën

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

Rama: Integrimi në BE proces kompleks, Holanda vendi më i vështirë për tu bindur

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

E pazakontë: FIFA nxjerr në shitje barin e finales së Botërorit 2026

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

“UFO-t” shfaqen mbi detin kinez - Pentagoni publikon videot e reja nga dosjet sekrete

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Bashkia e Lezhës publikon çmimet e shezlloneve dhe kërkon denoncimin e abuzimeve në plazhe

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Arifi i përgjigjet Kurtit: Pesë muaj më parë nuk e ftuat fare AAK-në

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

Fluks i madh në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt bregdetit shqiptar - vetëm sot në kufi kanë hyrë mbi 12 mijë persona

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

TRAGJIKE: Vdes futbollisti që luajti në Botërorin 2026

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Sonte spektakël në Botëror: Norvegjia dhe Anglia përplasen për gjysmëfinalen

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

Uji i pishinës së Gërmisë i pastër, IKShPK publikon analizat

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

“Përgjegjësia e Serbisë ndaj Srebrenicës s’mund të mbyllet me heshtje”, Kosova përkujton viktimat e gjenocidit

0:000:00