Dyshime që dosti i Faton Pecit zëvendësoi kundërligjshëm, U.d e Sektarit të MAPL-së

Dyshime që dosti i Faton Pecit zëvendësoi kundërligjshëm, U.d e Sektarit të MAPL-së

Jeton Qela  është emëruar U.D i Sekretarit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).  Periskopi ka mësuar se Qela është njeri i afërt me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Për më tepër, dyshja kanë edhe fotografi të përbashkëta, ku dëshmohet miqësia e tyre. Jeton Qela që deri më tani ka mbajtur detyrën e zëvendësuesit […]

Jeton Qela  është emëruar U.D i Sekretarit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).  Periskopi ka mësuar se Qela është njeri i afërt me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Për më tepër, dyshja kanë edhe fotografi të përbashkëta, ku dëshmohet miqësia e tyre.

Jeton Qela që deri më tani ka mbajtur detyrën e zëvendësuesit të Drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane, nga korriku është caktuar për të zëvendësuar U. D e Sekretarit,  në MAPL, Trim Berisha.

Emërim i kundërligjshëm?

Burime të Periskopit brenda MAPL-së, kanë sqaruar se emërimi i Qelës në këtë pozitë përbën shkelje të ligjit. Burimi ka thënë se sipas ligjit në fuqi është kundërligjshme që të bëhet zëvendësim mbi zëvendësim.

E periskopi ka pyetur në MAPL lidhur me këtë çështje, por se deri në publikimin e këtij  artikulli nuk kemi përgjigje.

Periskopi ndërkohë ia ka hedhur një sy ligjit për organizmin dhe funksionimin e Administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura.

Neni 18 i këtij ligji që quhet  “Sekretari i Përgjithshëm” flet edhe për mënyrën e zevëndësimit të kësaj pozite.

Sipas pikës 5 të këtij neni, theksohet se në rastet kur mungon sekretari, ai duhet të zëvendësohet nga njëri nga drejtorët e departamenteve të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë sekretari.

“Sekretari i Përgjithshëm, në rast mungese, zëvendësohet nga drejtori i një prej departamenteve të ministrisë, i caktuar me shkrim nga vetë Sekretari. Në rast pamundësie shëndetësore, drejtori i departamentit që zëvendëson Sekretarin e Përgjithshëm caktohet me shkrim nga ministri”, thuhet aty.

Në ministrinë e MAPL-së janë disa drejtori të departamenteve përkatëse. Ministria ka anashkaluar emërimin e njërit nga këta drejtorë të departamenteve, ashtu siç kërkohet me ligj, por ka vendosur që në këtë pozitë ta emërojë shokun e ministrit, Faton Peci.

Madje, Qela është emëruar në këtë pozite më 1 korrik, ndërsa vetëm një muaj më herët ka qenë Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave, për t’u emëruar më 1 qershor U.D i drejtorit të  departamentit për integrime evropiane. Në momentin që ministria do ta mbulojë me konkurs këtë pozitë, ai do të kthehet udhëheqës i Divizionit.

Më 20 prill, Periskopi ka raportuar se, Fehmi Zena ishte shkarkuar nga pozita e Sekretarit, pas një zënke verbale që kishte pasur më Alban Krasniqin, i cili ishte këshilltar i ministrit, Elbert Krasniqi. Vetëm pas pak ditëve U.d i Sekretarit ishte emëruar, Trim Berisha, i cili është djali i kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha. /Periskopi/

Të ngjashme
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës