Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës nuk pyet për ligjin, një tjetër shkelje në tenderin 38 milionësh

Prokurimi i Ministrisë së Infrastrukturës nuk pyet për ligjin, një tjetër shkelje në tenderin 38 milionësh

Ministria e Infrastrukturës e cila po udhëhiqet nga zëvendësministri, Hysen Durmishi është vendosur që ta qojë deri në fund synimin e saj për tenderin “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, Prishtinë- Besi – Podujevë. Veçse rrugët që ka zgjedhur për të lidhur kontrata për këtë projekt janë të jashtëligjshme, shkruan Periskopi. Para dy javëve, MMPHI ka […]

Para dy javëve, MMPHI ka publikuar rezultatet e tenderit për ndërtimin e rrugës Prishtinë- Podujevë.

Shumë kompani pritet të dërgojnë ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit, pasi nuk janë pajtuar më vendimin e ministrisë kur i ka rekomanduar për kontratë disa operatorë, por edhe më arsyetimin për eliminimin e tyre. Mirëpo, prokurimi i ministrisë që udhëheqë, bazuar mbi dokumentet e ngarkuara në e-prokurim, është i vendosur që të nënshkruajë kontratat, pa pritur rezultatin e ankesave. Kjo është shkelje e rende e Ligjit të prokurimit.

Totali i ofertave të rekomanduara për kontratë kapë vlerën prej 34.2 milionë euro.

Për lot 0 është rekomanduar Grupi Operatoreve Ekonomik: “Pro& Co Group” Shpk; “Levantia Ingenieria Y Construccion sl”  në vlerë prej 6. 484, 854, 58 euro.

Për lot 1, Grupi Operatorëve Ekonomik “2 A Group” Shpk; “Vega” shpk, në vlerë prej  8, 447, 477.70 euro.

Për lot, 2 Grupi Operatorëve Ekonomik “Bujar Shabani B.I” ; “Kosova Asfalt” Shpk’; “Bageri-1” Shpk; “El-Bau” Shpk, në vlerë prej  8, 644, 259.75 euro.

Për lot 3 Grupi Operatorëve Ekonomik “Agbes Construksion” Shpk; “Arbotec”. Shpk; “Geo Construction” Shpk; “Mineral L.L. C”; “MB Group” Shpk, në vlerë prej 9, 254, 811. 42 euro.

Për lot 5 Grupi Operatorëve Ekonomik “Beni- Com” Shpk; “Saba Belca” -Dega në Kosovë; “Sherif” Shpk, në vlerë prej 1, 443, 784. 50 euro.

Në garë kanë qenë rreth 25 subjekte, kryesisht kompani në konzorcium, në mesin e të cilave ka pasur edhe oferta më të lira, por janë eliminuar nga gara për arsye të ndryshme.

Disa prej kompanive, nuk janë pajtuar me vendimin e prokurimit të ministrisë, kur i ka shpallur të papërgjegjshme, edhe me vendimin për rekomandim për kontratë për kompanitë e lartcekura. Menjëherë pas vendimit, në afatin ligjor prej 5 ditëve, disa nga to kanë bërë kërkesë për rishqyrtim (ankesë) tek zyra e prokurimit të ministrisë.

Bazuar në Ligjin e Prokurimit Publik, ministria menjëherë më 7 qershor (e mërkurë) e ka pezulluar vendimin e vetë për rekomandim për kontratë për të shqyrtuar ankesat.

Pasi kanë kaluar vetë 24 orë, (të enjten) i ka njoftuar operatorët ekonomikë për rezultatin e rishqyrtimit të ankesave. Janë miratuar ankesat që lënda të shkojë në rivlerësim për lot 2 dhe 5, ndërsa pë lot 0, 1, 3 janë hedhur poshtë. Më këtë rast, ministria është dashur të presë 10 ditë për të hequr vendimin për pezullim, dhe të marrë një vendim tjetër.

Kjo  pasi operatorët ekonomik kanë të drejtë prej 10 ditësh, pas pranimit të vendimit të ministrisë (e enjte, 8 qershor) që të ushtrojnë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ministria nuk e ka pritur këtë, por e ka ngarkuar në e-prokurim vendimin për dhënie të kontratës për tre lot, 0, 1 dhe 3.

Ky vendim bie ndesh më Ligjin e Prokurimit Publik, konkretisht më legjislacionin sekondarë “Rregullore nr. 001 -2022 për Prokurimin publik”.

Neni 61 i kësaj rregullore flet për hapat e Pezullimit të aktivitetit të prokurimit dhe veprimeve të më pasme.

“61.1 Parashtrimi i kërkesës për rishqyrtim automatikisht pezullon procedurën e prokurimit dhe në ketë rast Autoriteti Kontraktues, respektivisht Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, duhet të njoftoj me shkrim të gjitha palët lidhur me pezullimin e procedurës së prokurimit në fjalë.

Kurdo që pezullimi i përmendur ndërlidhet me vendimin e AK për dhënie të kontratës, pezullimi i tillë nuk do të përfundojë para skadimit të një periudhe prej të paktën 10 ditë kalendarike nga data e publikimit të vendimit të AK”, thuhet decitivisht në këtë rregullore.

Ndërkohë, siç shihet nga dokumentet e ngarkuara në E-Prokurim, ministria e ka hequr pezullimin pas 4 ditëve.

 

Të ngjashme
Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë: Bardhi dhe Balliu i hodhën ujë Ramës, Peleshi e nxorri jashtë kreun e grupit demokrat

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

IHMK publikon analizën për motin e 20–22 korrikut, jep sqarime për paralajmërimet meteorologjike

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Ambasadorë të BE-së në Zveçan: Ligji të zbatohet barabartë në mbarë Kosovën, të përmirësohet koordinimi komuna-Qeveri

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Haradinaj i tronditur nga vrasja aksidentale e Shpend Hasanramajt

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Moti i keq, ndalohet lundrimi për anije në Ksamil, Sarandë dhe Borsh

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

Plagoset me armë zjarri një person në Vushtrri

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

GOOOOL! Malisheva shënon ndaj Hibernianit

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Vdes një 19 vjeçar nga Malisheva, dyshohet se u vetëaksidentua me motoçikletë

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Trump: Arabia duhet ta njohë Izraelin që të arrihet marrëveshja bërthamore

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë

U siguronin dokumente personave që kërkoheshin ndërkombëtarisht, tre të arrestuar në Prishtinë