Kosova s’ka ciceron të licencuar, vijnë ligjërojnë edhe nga Serbia

Kosova nuk ka asnjë ciceron të licencuar. Kështu ka thënë kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti, Ai tha se Kosova ka shumë ciceron të aftë e të trajnuar nga institucionet ndërkombëtare, por nuk është i licencuar asnjë nga institucionet shtetërore të Kosovës. Hoti në Klan Kosova tha se si shkak i kësaj, […]
Kosova nuk ka asnjë ciceron të licencuar. Kështu ka thënë kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti,
Ai tha se Kosova ka shumë ciceron të aftë e të trajnuar nga institucionet ndërkombëtare, por nuk është i licencuar asnjë nga institucionet shtetërore të Kosovës.
Hoti në Klan Kosova tha se si shkak i kësaj, grupet turistike që vijnë në Kosovë, nga vendet e ndryshme angazhojnë edhe ciceronët e vet, pasi Kosova nuk ka të tillë të licencuar.
Në situatë tjetër, Hoti tha se kosovarët do angazhoheshin nga agjencitë turistike. Në mungesë të të licencuarve, Hoti tha se në Kosovë vijnë edhe ciceron nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, e vende të tjera, dhe ligjërojnë si të duan dhe çfarë të duan pa asnjë pagesë.












