Ibrahimi: Të gjithë ministrat e kaluar e zëvendësuan Ekipin Menaxhues për Asociacion, vetëm Elbert Krasniqi jo

Ibrahimi: Të gjithë ministrat e kaluar e zëvendësuan Ekipin Menaxhues për Asociacion, vetëm Elbert Krasniqi jo

Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi në një intervistë ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohej përpara se ta çonte draft-statutin për Asociacionin në Bruksel. Ibrahimi thotë se tashmë është e kotë të thuhet se ai ekip është shkarkuar, meqë në Bruksel drafti e mban logon e Qeverisë së Kosovës. […]

Ibrahimi thotë se tashmë është e kotë të thuhet se ai ekip është shkarkuar, meqë në Bruksel drafti e mban logon e Qeverisë së Kosovës.

“Ekipi Menaxhues është dashur të shkarkohet paraprakisht. Problemi kryesor është që BE-ja po thotë që ai draft do të jetë pikë nisje e diskutimit. Sa të duash thuaj se e kam shkarkuar Ekipin”, ka thënë Ibrahimi në T7.

Ai tutje ka thënë se Ekipi i fundit Menaxhues s’e ka zbatuar marrëveshjen e vitit 2015 që ta ketë një anëtar nga OSBE-ja dhe s’i ka dhënë përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Kreu i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka thënë se të gjithë ministrat e Pushtetit Lokal që kanë qenë më herët e kishin zëvendësuar Ekipin Menaxhues në momentin që kishin ardhur në krye të MAPL-së, por shton se një gjë të tillë nuk e ka bërë vetëm Elbert Krasniqi.

Ai thotë se ministri Elbert Krasniqi e kishte të drejtën legjitime për të shkarkuar një ekip që s’i jepte përgjegjësi, por thotë se tashmë në Bruksel ndodhet draft-statuti problematik që do të jetë pikënisje për Asociacionin.

“Se ka zbatu marrëveshjen 2015 ku thotë se edhe OSBE duhet të jetë pjesë e Ekipit. S’kanë dhënë as përgjegjësi. Nëse s’jep përgjegjësi, atëherë e zëvendëson, ose e shkarkon. Kështu kanë vepruar përpara. Ekipi i parë menaxhues është bërë në kohën e Sllobodan Petroviqit. Ka ardhur Maliqi e ka zëvendësuar ekipin, pas Maliqit ka ardhur Rakiqi e ka zëvendësuar ekipin. Pas Rakiqit erdhi Krasniqi, nuk e zëvendësoi ekipin. Dhe ai ekip shkoi e përfaqësoi Kosovën me atë dokument. Sepse vendimi e mban logon e Kosovës. Pika pesë shkruan që ky ekip i jep përgjegjësi ministrit të pushtetit lokal. Ka pas të drejtën legjitime për me shkarku. Kjo s’ka ndodhur dhe këtë dokument e ki si pikënisje për diskutim”, ka thënë Sazan Ibrahimi.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze