Chollet i kërkoj formimin e Asociacionit, Kurti: Bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë

Kryeministri Kurti gjatë një interviste dhënë për gazetën italiane “La Stampa” është pyetur për Asociacionin dhe kërkesën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet që të respektohet marrëveshja për formimin e Asociacionit, shkruan Periskopi. Por Kurti tha se kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. La Stampa: Gjithashtu edhe nga […]
Por Kurti tha se kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
La Stampa: Gjithashtu edhe nga ana juaj pra, duhet të ketë një hap drejt Beogradit. I dërguari i SHBA-së në Prishtinë, Derek Chollet, ju ka tërhequr vëmendjen, duke ju kujtuar të respektoni marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Veriore në shumicë serbe. A do ta bëni?
Kurti: “Paraardhësit e mi kanë lidhur 33 marrëveshje në dhjetë vjet, në bisedime në Bruksel. Njëra prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E vetmja marrëveshje që dështoi në testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, ne gjendemi në këtë vështirësi. Mendoj se Kosova garanton nivelin më të lartë të të drejtave të pakicave. Sidomos për minoritetin serb. Shteti ynë është i përbërë nga 93% shqiptarë, gati 5% serbë, pjesa tjetër janë boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe goranë. Ne zbatojmë në mënyrë të njëanshme parimet e Kushtetutës sonë të shkruara nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari në periudhën para Shpalljes së Pavarësisë. Bëhet fjalë për standardet më të larta evropiane. Një asociacion etnik i komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë”.












