Batoni tha se Ramushi e solli Albinin në pushtet, Smajl Latifi: E pengon rritja e AAK-së

Batoni tha se Ramushi e solli Albinin në pushtet, Smajl Latifi: E pengon rritja e AAK-së

Gazetari i njohur Baton Haxhiu, mbrëmë në Pressing të televizonit 7, ka deklaruar se ‘Ramush Haradinaj është fajtori kryesor që sot Albin Kurti është në pushtet’. Për këtë, i ashpër ndaj gazetarit Haxhiu tregohet kryetari i Rahovecit, njëherit anëtar i Kryesisë së AAK-së, z.Smajl Latifi. Në një reagim dërguar mediave, Latifi thotë se ‘Baton Haxhiun […]

Gazetari i njohur Baton Haxhiu, mbrëmë në Pressing të televizonit 7, ka deklaruar se ‘Ramush Haradinaj është fajtori kryesor që sot Albin Kurti është në pushtet’. Për këtë, i ashpër ndaj gazetarit Haxhiu tregohet kryetari i Rahovecit, njëherit anëtar i Kryesisë së AAK-së, z.Smajl Latifi.

Në një reagim dërguar mediave, Latifi thotë se ‘Baton Haxhiun e pengon rritja e Aleancës’.

Ja reagimi i plotë i z.Latifi:

Baton Haxhiut i paska gufuar hidhërimi për Aleancën dhe Ramush Haradinajn, sepse ia kanë dekonspiruar dhe ia kanë ndalur projektin për ndarjen e Kosovës, e tash bëhet sikur i ditur për të treguar se sa e gatshme qenka Aleanca për koalicion me pushtetin!

S’ka faj i shkreti, sepse gjithmonë ka qenë megafon i të gjitha pushteteve, prej ngado që kanë ardhur ato.

E qartë, e pengon rritja e Aleancës, prandaj mundohet ta godasë atë edhe me gënjeshtra, një zanat që ai e ka mësuar mirë.

Mirëpo, për këtë e batona të tjerë, tash për tash, Aleanca është e vetmja opozitë e zëshme e këtij pushteti dhe këtë e kemi bërë e vazhdojmë ta bëjmë për çështje parimore e interesa të vendit, e jo për kalkulime e interesa të askujt./Periskopi/ 

Të ngjashme
Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës