SKANDAL: 10 milionë euro dyshohet se janë zhdukur në ministrinë e Rozeta Hajdarit – ishin destinuar për rezervat e shtetit

SKANDAL: 10 milionë euro dyshohet se janë zhdukur në ministrinë e Rozeta Hajdarit – ishin destinuar për rezervat e shtetit

Mediumi kosovar Insajderi, ka raportuar duke u thirrur në burime të mirinformuara në Ministrinë e Industrisë, të udhëhequr nga Rozeta Hajdari, se janë zhdukur 10 milionë euro që ishin të parapara për rezervat shtetërore. Një shumë prej rreth 10 milionë euro që të shtetit të Kosovës, që ishin destinuar për blerjen e produkteve për rezervat […]

Një shumë prej rreth 10 milionë euro që të shtetit të Kosovës, që ishin destinuar për blerjen e produkteve për rezervat e shtetit – siç raporton Insajderi – dyshohet se janë avulluar.

Sipas mediumit të njohur, që thirret nga burime të mirinformuara brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga zonja Hajdari, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania prej të cilët është blerë malli që duhej të shkonte në rezerva ‘është zhdukur’.

“Dyshohet se zyrtarët e MINT-it kanë blerë grurin për rezervat shtetërore, e kanë paguar mallin që do të duhej të arrinte në Kosovës sipas marrëveshjes por se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Malli dhe paratë janë zhdukur”, shkruan Insajderi.

Mediumi ka provuar të gjitha rrugët profesionale për ta vërtetuar informacionin (i ka dërguar pyetje Ministrisë, ka kërkuar qasje në dokumente dhe faturat që dëshmojnë blerjet), por asnjërën prej tyre nuk ka arritur ta ketë.

Ministrja Hajdari gjatë kësaj jave ka qenë për raportim në Kuvend lidhur me rezervat shtetërore. Raportimi i saj para komisionit për Ekonomi ka qenë i mbyllur për publikun. Nuk janë lejuar gazetarët që të marrin pjesë në këtë raportim, me arsyetimin se ka sekrete shtetërore.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në një nga mbledhjet e saj kishte ndarë dhjetë milionë euro për rezervën shtetërore, që është në kuadër të MINT-it.

“Qeveria është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri e më sigurt. Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore, që mund të mbushen me prodhime vendore”, pati thënë Kurti.

Të ngjashme
Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik