Shkoi marsi e Ligji i Pagave kurrkah, Syla: Mjekët po ikin, Qeveria Kurti le t’i hapë sytë se po i vjen fundi

Shkoi marsi e Ligji i Pagave kurrkah, Syla: Mjekët po ikin, Qeveria Kurti le t’i hapë sytë se po i vjen fundi

Ligji i Pagave do të miratohet në mars të vitit 2022. – Kështu kishte deklaruar vet kryeministri Albin Kurti kur e kishte marrë pushtetin. Ja ku jemi. Në ditën e fundit të marsit, 31, dhe Ligji i Pagave nuk është askund. Protestat e revolta e madhe e sindikatave nuk u mor fare si presion nga […]

Blerim Syla në një deklaratë për Periskopin ka theksuar se që nga nesër do të koordinohen me gjitha sindikatat e tjera për marrjen e veprimeve konkrete, nëse përnjëmend nuk bëhet asgjë.

Punëtorët shëndetësorë ndihen të mashtruar dhe të zhgënjyer sepse sot është data 31. Ne po duam të presim deri nesër me reagu por po shihet që nuk ka kurrgjë prej kësaj pune. Është jo e sinqertë dhe jonjerëzore se çka është t’u ndodh. Njerëzit kanë pritë shumë për këtë Ligj të Pagave. Mirëpo ne si federatë do të marrim vendimin e prerë se çka do të vepojmë më tutje. Ne do të bashkëpunojmë me gjitha sindikatat sepse kjo nuk i takon veç federatës së sindikatave të Shëndetësisë’’, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje Syla tregon se si mjekët e infermierët po ikin çdo ditë nga Kosova.

Është e vërtetë që jam tu taku me mjekë e infermierë, e ata po ikin përditë. Mirëpo në koordinim me gjitha sindikatat do të marrim vendimin e përbashkët për ragim të përbashkët. Këtu pra bëhemi gjithë bashkë’, shtoi ai.

Syla ka një mesazh të fundit për Qeverinë – që t’i hapin sytë.

‘’ Nëse nuk reflekton qeveria në këtë rast, mekanizmi i vetëm është greva dhe protesta edhe pse nuk do të kishim dashur, por po na detyrojnë. Është e pashmangshme nëse këta nuk veprojnë, nuk thërrasin dhe nuk punojnë.  Qeveria le t’i hapë sytë se me të vërtetë është kah i vjen fundi. Jnë në pyetje 85 mijë familje që janë kah presin.’’, shtoi Syla.

Revoltë e paralajmërime për gresdë ka shfaqur edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj, duke paralajmëruar greva.

Njëjtë, në këmbë u patën çuar edhe sektori privat e sektori i administratës shtetërore.

Kujtojmë që sot, me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, AAK’ja vendosi pankarata me pyetjen ‘’Ku është Ligji i Pagave’,duke e vlerësur si mashtrim të radhës të Albin Kurtit.PERISKOPI/

 

Të ngjashme
Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq