Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Është tërhequr nga rendi i ditës Propozim-Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale, që VV tentonte t'ia jepte një kompanie që ishte krijuar që dy muaj.

Pas kësaj ka reaguar asamblisti i LDK-së në Gjilan, Gentrit Murseli, i cili e ka konsideruar këtë zhvillim si rezultat të reagimit publik dhe presionit qytetar.

Në një deklaratë publike, Murseli tha se vendimi për tërheqje erdhi pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët dhe reagimeve të ditëve të fundit.

“Sapo pranuam njoftimin nga administrata e Kuvendit se është tërhequr nga rendi i ditës Propozim-Vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vjet) të mbi 75 hektarëve tokë komunale. Pas reagimit tim publik dje dhe shqetësimit të madh të qytetarëve, u dëshmua se transparenca dhe presioni publik japin rezultat,” ka deklaruar Murseli.

Ai ka shtuar se tërheqja e vendimit përbën, sipas tij, një hap prapa të kryetarit të komunës.

“Ky është një hap prapa i Alban Hysenit, i cili u detyrua të tërhiqet nga tentativa për t’ia dhënë këtë pronë publike në shfrytëzim një kompanie të themeluar vetëm dy muaj më parë,” u shpreh ai.

Murseli theksoi gjithashtu se pronat publike nuk duhet të trajtohen si çështje interesash private.

“Ky vendim nuk kalon, sepse pasuria e qytetarëve nuk negociohet e nuk falet për interesa personale!” deklaroi ai.

Vendimi i tërhequr ishte paraparë të shqyrtohej në Kuvendin Komunal dhe kishte ngjallur reagime në opinionin publik dhe nga përfaqësues të opozitës.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nuk ka dhënë ende një deklaratë publike lidhur me tërheqjen e këtij propozimi.



Të ngjashme
Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

0:000:00