Qeveria Kurti nuk jep arsyetim se nga i mori tre kandidatët për Bord të OSHP-së që nuk garuan fare

Qeveria Kurti nuk jep arsyetim se nga i mori tre kandidatët për Bord të OSHP-së që nuk garuan fare

Qeveria e Kosovës tashmë i ka propozuar Kuvendit listën me 10-të emra për kandidatë për anëtarë të bordi të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete […]

Emrat që i kanë shkuar Kuvendit për bord të OSHP-së janë: Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Vedat Petërqoj, Faruk Rexha, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahimi, Dafina Gashi, Vjosa Gradina-Mexhuani dhe Kimete Gashi.

Periskopi ka raportuar se anëtarët e propozuar, Arbnor Tmava, Nita Bejta dhe Milot Spahiu nuk i janë nënshtruar garës së rregullt, sipas afateve kohore të konkursit. Pra, nuk dihet se nga kanë “mbirë” këta emra.

Periskopi e posedon listën e plotë të cilën Komisioni i mandatuar nga Kurti e ka dorëzuar në Qeveri, pasi ka shqyrtuar të gjitha CV-të.

Pra, siç shihet në listë mungojnë emrat që janë proceduar për më tutje nga Qeveria të; Arbnor Tmava, Nita Bejta dhe Milot Spahiu.

Periskopi ka provuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Qeverisë lidhur më përzgjedhjen e individëve pa konkurs fare, por zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk ka kthyer përgjigje.

Lidhur më këtë çështje, Kryeziu është prononcuar për mediumin Kallzo.com, duke mos e dhënë asnjë arsyetim ligjor.

“Ligji për Prokurimin publik përcakton kompetencën e Qeverisë që të nominojë persona për votim në Kuvend, për kryetarin dhe anëtarët e bordit të OShP-së. Për këtë, ne kemi hapur konkurs dhe kemi emëruar komision vlerësues, me qëllim që i njëjti t’i rekomandojë qeverisë persona të kualifikuar, profesional e me integritet për tu emëruar në këtë bord”, ka thënë ai për Kallxo.com.

Siç ka raportuar edhe Periskopi, disa nga kandidatët e propozuar nga Kurti për Kuvend janë të renditur në fund të listës, e disa që janë në krye të listës nuk janë marrë parasysh.

Pra, e favorizuar nga Qeveria ka qenë Kimete Berisha, e cila kishte arritur të marrë vetëm 3.2 pikë, që ka qenë e fundit në listë. E parafundit, në listë është, Vjosa Gradina -Maxhini me gjithsej 3.6 pikë. Dafina Gashi ka marrë 4. 1 pikë dhe është radhitur e 19 në listë.

Më 12 janar 2022, Qeveria ka emëruar Komisionin Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për kryetar dhe katër anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Emrat e propozuar kanë qenë: Alban Nevzati, kryesues, Leonita Shabani – Mullarama anëtare, Isuf Zejna, anëtar, Enis Spahiu anëtar, dhe Imer Shevelli, anëtar.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, kur ka propozuar emrat e anëtareve ka thënë se “komisioni i caktuar për përzgjedhjen e kandidatëve ka shfaqur pakënaqësi me aplikimet për shkak të mungesës së përvojës dhe të profesionalizmit”.

Në fakt, Komisioni ka renditur në fund të listës emrat më më pak përvoja, të cilët janë marrë nga Kurti për procedim të mëtejmë.

Paraprakisht, emrat e propozuar nga Qeveria, para se të shkojnë në Kuvend duhet të kalojnë edhe filtrat e tre gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Komisioni profesional britanik nuk do të jap sugjerime për këta kandidatë, pasi është tërhequr nga ky proces me arsyetimin se konkursi paraprak kishte përfunduar me sukses. /PERISKOPI

Të ngjashme
Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Irani paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Evropa përfshihet nga vala e nxehtësisë ekstreme, paralajmërime në disa shtete

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Bardhyl Mahmuti: Kush është zëdhënësi i protestave në Tiranë, faqeziu Dritan Goxhaj?

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Trump "selam" atyre që e refuzojnë Amerikën: Ne shpenzojmë triliona për t’i mbrojtur nga Rusia, ata na thonë “JO”

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë, u them shkoni në djall

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar”

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq