Dekorohen familjarët e 9 dëshmorëve të Brigadës “Agim Ramadani” nga Prishtina e Podujeva

Dekorohen familjarët e 9 dëshmorëve të Brigadës “Agim Ramadani” nga Prishtina e Podujeva

Beteja e Koshares ka pasur një jehonë të madhe për popullatën civile, për njerëz që vërtet nata dukej 100 vjet, por ka qenë edhe një motiv për të gjithë ata luftëtarë që qëndruan në vijat e frontit dhe vazhduan qëndresën. Kështu u tha sot me rastin e dekorimit të familjarëve të 9 dëshmorëve të Brigadës […]

Kështu u tha sot me rastin e dekorimit të familjarëve të 9 dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” nga Prishtina dhe Podujeva. Në këtë ceremoni u treguan historitë e luftës së Koshares dhe sfidat ta cilët luftëtarët e UÇK-së kaluan gjatë mposhtjes së forcave serbe në prillin e vitit 1999.

Ish-komandanti i Brigadës “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha ka folur mbi Betejën e Koshares dhe rëndësinë e saj për çlirimin e Kosovës.

“Beteja e Koshares nuk ka ndodhur rastësisht, por është përgatitur, planifikuar nga vetë ushtarakët e Brigadës 138. Po ashtu kjo brigadë më datën 9 prill ka marrë një ofensivë për heqjen e kufirit shqiptaro shqiptar me forcën e armës, por para kësaj datë ka pasur shumë vëzhgime, trajnime, përgatitje, aksione, beteja të ndryshme sepse shumë mendojnë që historiku i Betejës së Koshares fillon më 9 prill, por realisht kjo brigadë e ka historikun e vet, ashtu edhe sikur brigadat tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Berisha.

Ai është shprehur shumë me fat që ka pasur mundësinë të ketë luftëtarët e Koshares, dhe theksoi që po të kishte edhe të gjithë të rinjtë e Kosovës nuk do të kishte ditur të zgjedhë më të mirët.

“Unë jam shumë krenar që kam pas fatin që t’i kem luftëtarët e Koshares, dhe shpesh në organizime të ndryshme e theksoi që po të m’i kishte shtuar dikush ndoshta krejt të rinjtë e Kosovës nuk do të kisha ditur t’i zgjedhë më të mirët se sa kanë ardhur në Betejën e Koshares… Shumë më lehtë e kuptojmë Betejën e Koshares, me një lartësi mbidetare 2000 metra borë një metër deri në dy, dhe temperatura minus 20, vetëm 24 orë të qëndrosh përball forcave serbe tregon shumë për moralin e këtyre luftëtarëve që ne sot veprën e tyre po e nderojmë dhe respektojmë”, tha ai.

Për ata që ende janë në dyshime se a ka qenë fitore kjo betejë apo jo, Berisha tha se garanton për fitoren e kësaj beteje të madhe ushtarake, politike dhe diplomatike.

“Në atë kohë, Beteja e Koshares ka pasur një jehonë të madhe për popullatën civile, për njerëz që vërtet nata dukej 100 vjet, por edhe ka qenë një motiv për gjithë ata luftëtarë që kanë qenë në vijat e frontit dhe që kanë vazhduar qëndresën… Në kohën e fundit po debatohet shumë për këtë betejë, se a është fitore apo humbje. Kemi dëgjuar edhe debate televizive, por unë ju garantoj se kjo betejë është fitore e madhe ushtarake, politike dhe diplomatike”, tha Berisha.

Ndërsa emocionet e ditës kur u dha lajmi për mposhtjen e forcave ushtarake serbe dhe marrja në kontroll e Koshares, i rikujtoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke theksuar që ajo fitore i dha ndjenjën e bashkimit.

“Më kujtohet si sot emocionet që patëm nga dita kur u dha lajmi nëpër kanale të mëdha si BBC e CNN, se Brigada 138, në atë ditë të prillit 1999 e fitoi betejën, pasi depërtoi nga Shqipëria dhe mposhti forcat ushtarake serbe duke marrë nën kontrolle bazën ushtarake në Koshare. Dhe na tingëlloi shumë bukur në vesh lajmi i dhënë nga mediat në gjuhën shqipe se Brigada e theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Kjo na dha edhe një ndjenjë bashkimi, forcimi, një rritje krenarie, dhe më duhej shumë e afërt liria. Dita kur për fatin tonë do të vendosnim ne vetë”, tha Rama.

Në këtë ceremoni me dekorata u nderuan familjarët e dëshmorëve Afrim Gashi, Burim Grajqefci, Ernes Zariqi, Fatos Limani, Fitush Kukaj, Rifat Gugjufi, Zeki Sylemaja, Mentor Hymolli dhe Muharrem Mehmeti.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze