Për dallim nga Osmani, Hovenier falenderon BE-në për arritjen e marrëveshjes në Bruksel

Për dallim nga Osmani, Hovenier falenderon BE-në për arritjen e marrëveshjes në Bruksel

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, falenderoi ndërmjetësuesit e BE-së për arritjen marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Për dallim nga Presidentja Osmani e cila përshëndeti vetëm amerikanët dhe nuk falenderoi BE-në për marrëveshjen e arritur në Bruksel, Jeff Hovenier, meritat ua la BE-së, përcjell Periskopi. “Një nga gjërat për të cilat […]

Për dallim nga Presidentja Osmani e cila përshëndeti vetëm amerikanët dhe nuk falenderoi BE-në për marrëveshjen e arritur në Bruksel, Jeff Hovenier, meritat ua la BE-së, përcjell Periskopi.

“Një nga gjërat për të cilat jam falenderues unë dhe e gjithë ambasada e SHBA-së dhe qeveria e SHBA-së është fakti se një marrëveshje u arrit dje me lëhtësimin e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të bërë dy gjëra mendoj shumë të rëndësishme”.

“Një është që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm dhe të ndërmerren hapa që e reduktojnë eskalimin e krijuar për implementimin e regjimit të targave të veturave dhe zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe është e mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”.

“Ne e shohim këtë si një sukses sjhumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara dhe dua të pranoj se Qeveria e Kosoëvs dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe të dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj.

“Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje – një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet”, tha Hovenier në Rubikon, përcjell Periskopi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë ka reaguar pasi është arritur marrëveshja në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat, duke falënderuar vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim në Tëitter, Osmani nuk e ka përmendur fare kryediplomatn evropian, Josep Borell, të cilin para disa ditësh e kritikoi.

“Dua të falënderoj ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe Qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohës”, ka shkruar Osmani./Periskopi/

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze