Infokus: Dekonspirohet AKI’ja, zyrtarët e inteligjencës zbulohen duke u vaksinuar si mjekë

Infokus: Dekonspirohet AKI’ja, zyrtarët e inteligjencës zbulohen duke u vaksinuar si mjekë

Nën petkun e mjekëve dhjetëra zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë janë vaksinuar pa rend. Gazeta inFokus ka mësuar nga burime të sigurta se pjesëtarët e AKI-së, janë vaksinuar, të infiltruar si mantel bardhë, në fillim të muajit qershor, në kohën kur prioritet për vaksinim kishin vetëm stafi mjekësor për dozën e dytë, personat e […]

Nën petkun e mjekëve dhjetëra zyrtarë të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë janë vaksinuar pa rend.

Gazeta inFokus ka mësuar nga burime të sigurta se pjesëtarët e AKI-së, janë vaksinuar, të infiltruar si mantel bardhë, në fillim të muajit qershor, në kohën kur prioritet për vaksinim kishin vetëm stafi mjekësor për dozën e dytë, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme me sëmundjet kronike pa dallim moshe.

“Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit. Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion”, njoftoi MSh-ja me 2 qershor.

Sipas vendimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, kjo kategori e zyrtarëve të shtetit ka mundur të vaksinohet tek pas datës 7 korrik, kur ishte lejuar vaksinimi i personave mbi moshën 40 vjeçare dhe zyrtarëve të shtetit.

Madje në një fotografi të siguruar nga Infokus, e që burime të gazetës thonë se i përket pikërisht kohës kur ka ndodhur vaksinimi, shihet edhe inspektori i këtij institucioni, Burim Ramadani, derisa shkon në qendrën e vaksinimit në sallën 1 tetori në Prishtinë.

Gazeta inFokus ka kontaktuar me Ramadanin, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë.

“Më vjen keq, por veç ju përshëndes”, ka qenë përgjigja e shkurt e tij në telefon.

Megjithatë, infiltrimi i agjentëve të Kosovës dyshohet se u prish vetë nga disa agjentë terreni të këtij institucioni.

Kjo pasi në Qendrën e Vaksinimit në Sallën 1 Tetori ishin paraqitur disa persona të cilët duke kërkuar që të vaksinohen pasi janë agjentë të AKI-së, ani pse në atë kohë nuk ishte me prioritet vaksinimi i tyre.

Gazeta inFokus në lidhje me këtë ka tentuar të marrë një përgjigje nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Po ashtu, pasi AKI-ja nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje, Gazeta inFokus ka provuar që të marrë një përgjigje nga Presidenca, por në këtë institucion kanë thënë se në lidhje me këtë temë mund të përgjigjet vetëm institucioni në fjalë.

“Ju lutem që pyetjet t’ia drejtoni AKI-së”, thuhej në përgjigjen e Presidencës.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend ka filluar me 29 mars, menjëherë pasi UNICEF-i i dha Kosovës donacion 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, e prioritet menjëherë iu dha vaksinimit të stafit mjekësor.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze