Osmani: Kosova shkon në dialog edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje

Osmani: Kosova shkon në dialog edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Omani, ka deklaruar se Kosova është e përgatitur që të shkojë në dialog me Serbinë, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me njohje reciproke. Osmani ishte pjesë e një diskutimi virtual të organizuar nga organizata amerikane “Atlantic Council”, e cila merret me çështje të sigurisë ndërkombëtare. “Në këtë proces, Kosova […]

Osmani ishte pjesë e një diskutimi virtual të organizuar nga organizata amerikane “Atlantic Council”, e cila merret me çështje të sigurisë ndërkombëtare.

“Në këtë proces, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që në qendër të saj ka njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian, ka thënë Osmani.

Ajo ka theksuar faktin se Kosova është ulur në tavolinën e diskutimeve dhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje asnjëherë për të gjitha dëmet e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.

“Si presidente mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje”.

Po ashtu, presidentja e vendit gjatë bashkëbisedimit të saj me nënkryetarin ekzekutiv të kësaj organizate, Damon Wilson, ka diskutuar edhe për prioritetet e Kosovës, si anëtarësimi në INTERPOL dhe NATO.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një nga prioritetet më të rëndësishme për të luftuar krimin e organizuar që tejkalon përmasat lokale”, tha Osmani, duke shtuar se “është e rëndësishme që të punohet me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se anëtarësimi i Kosovës është tejet i rëndësishëm për rajonin”.

Ndërkohë, dita e 15-të e muajit qershor është data zyrtare kur pritet të zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili do të realizohet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për zhvillimet në bisedime në mes të Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës më 11 Qershor.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas Mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit e cila është mbajtur të martën e 8 qershorit.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze