Eurodeputetja gjermane: Të largohet KFOR-i dhe Kosova të çarmatoset

Eurodeputetja gjermane: Të largohet KFOR-i dhe Kosova të çarmatoset

Eurodeputetja gjermane nga Partia e Majtë, Cornelia Ernst, thotë se pajtohet plotësisht me deklaratën kontroverse të koleges nga partia e saj, deputetes gjermane Zaklin Nastiç, që në një fjalim në Bundestag mbi mandatin e KFOR-it tha se Kosova duhet të çarmatosur. Në një përgjigje për portalin Klankosova.tv, Ernst thotë se për Kosovën duhet të nisë […]

Eurodeputetja gjermane nga Partia e Majtë, Cornelia Ernst, thotë se pajtohet plotësisht me deklaratën kontroverse të koleges nga partia e saj, deputetes gjermane Zaklin Nastiç, që në një fjalim në Bundestag mbi mandatin e KFOR-it tha se Kosova duhet të çarmatosur.

Në një përgjigje për portalin Klankosova.tv, Ernst thotë se për Kosovën duhet të nisë një fillim i ri, por duke u çarmatosur në mënyrë të vazhdueshme.

“Edhe unë e refuzoj misionin e KFOR-it në Kosovë. Ky mision deri tani nuk ka treguar pothuajse asnjë rezultat. Krimi i organizuar është i përhapur (në Kosovë), kështu ka thënë edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Qindra mijëra armë ndodhen në pronë private. Edhe Amnesty International dhe Këshilli i Europës kanë shprehur kritika në këtë çështje. Kosova duhet në mënyrë të vazhdueshme të çarmatoset. Vetëm kështu një fillim i ri është i mundur”.

Përkundër mendimit negativ për Kosovën, Ernst thotë se kishte votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët kur më 2018 ishte hedhur në votim në Parlamentin Europian ku edhe kaloi me shumicë votash rekomandimi i Komitetit për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në fjalimin që po e përkrah eurodeputetja, Nastiç kishte krahasuar forcat ajrore të NATO-s që bombarduan caqet sebe për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë me ato të Hitlerit.

“Përpara 20,000 tonë bombave dhe municione uraniumi, banorët e Beogradit u desh të fshiheshin në të njëjtat strehimore të sulmeve ajrore siç bënë dikur forcat ajrore të Hitlerit”, ka thënë Nastiç.

Në postimin e Nastiç në Tëitter pati shumë komente që kritikonin një mendim të tillë kundër Kosovës, si dhe gazetarë që kërkonin përgjigje se mbi çfarë argumente ndërtoi fjalimin. Prandaj, edhe stafi i deputetes reagoi në njërin prej tyre duke thënë se ka ditë që ajo po përballet “me fyerje dhe kërcënime masive”.

“Ju duhet ta kuptoni se debatet që përkeqësojnë këtë situatë të kërcënimit nuk do të vazhdojnë më tej në Tëitter”, tha stafi.

Këtë qëndrim të Partisë së Majtë e ka komentuar edhe eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor, Bodo Ëeber, që ka thënë se një mendim i tillë është minoritar dhe që asnjëherë nuk do bëhet politikë zyrtare e Gjermanisë.

Të ngjashme
Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”