Edhe 110 ditë pas zgjedhjeve, VV nuk tregon kush i shkroi komunikatat e fshira

Janë bërë tashmë 110 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe 73 ditë pas formimit të Qeverisë Kurti II por Vetëvendosje ende nuk i ka kthyer komunikatat e fshira nga sajti i saj Vetevendosje.org. Para zgjedhjeve të 14 shkurtit, gjatë fushatës elektorale, Vetëvendosje nisi ta fshinte një pjesë të historisë së saj përmes fshirjes së […]
Para zgjedhjeve të 14 shkurtit, gjatë fushatës elektorale, Vetëvendosje nisi ta fshinte një pjesë të historisë së saj përmes fshirjes së komunikatave që shprehnin qëndrime problematike.
Në ato komunikata flitej në formë mjaft të përçudshme për presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, presidentin amerikan Joe Biden, misionin e NATO-s në Kosovë “KFOR”-in etj.
Përveç këtyre, kjo parti kisthe komunikatë edhe për Veton Surroit ku ky i fundit quhej “Vetoni i puplave” dhe akuzohej për rolin e tij në dialog. Për ironi, Surroi do të jetë ekspert i jashtëm për dialogun dhe do ta ndihmojë Kurtin në këtë proces, përcjell Periskopi.
E ballafaquar me fenomenin e fshirjes së komunikatave, Vetëvendosje përmes zëdhënësit të saj Arlind Manxhuka kishte deklaruar se këto komunikata do të ripublikoheshin me emrat e autorëve të saj të përveçëm e që paraqiteshin si komunikata të partisë nga vet kjo parti.
Sidoqoftë, edhe 110 ditë pas zgjedhjeve, populli ende nuk e di emrin e autorit të asnjërit prej këtyre shkrimeve pasi kjo parti nuk e ka bërë atë që ka premtuar.
Kurti vazhdimisht po kritikohet që nuk është transparent dhe nuk po pranon se ka ndërruar qëndrimet e tij për një varg çështjesh të rëndësishme. /Periskopi















