Blerim Shala: Shpikja ‘’Neutraliteti ndaj statusit të Kosovës’’, nuk është aspak neutral

Blerim Shala: Shpikja ‘’Neutraliteti ndaj statusit të Kosovës’’, nuk është aspak neutral

Opinionisti Blerim Shala po vlerëson se koncepti ‘’Neutralitet ndaj statusit të Kosovës’’, është në dëm të Kosovës, ndonëse u shpik me qëllim të ruajtjes së unitetit të BE-së. Kjo analizë e tij vie pas zhvillimeve politike me reagime të shumta, ndaj emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kur u shfaq me një hartë të […]

Opinionisti Blerim Shala po vlerëson se koncepti ‘’Neutralitet ndaj statusit të Kosovës’’, është në dëm të Kosovës, ndonëse u shpik me qëllim të ruajtjes së unitetit të BE-së.

Kjo analizë e tij vie pas zhvillimeve politike me reagime të shumta, ndaj emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kur u shfaq me një hartë të cilën Kosovën ”e kthente” pjesë të Serbisë.

”Ai u gjet, falë kësaj harte, në një gjendje të palakmueshme, për të shpjeguar apo sqaruar dhe justifikuar ate që nuk ka qenë asnjëherë e arsyeshme: Pozicionin ’Status neutral’ ndaj Kosovës të BE-së si të tillë”.

”Ky pozicion apo kjo qasje është në fuqi në BE  (në Bruksel pra), në vijim të një pafuqie evidente të Bashkimit Evropian për të krijuar një konsensus për Kosovën, pasiqë një Emisar Special i OKB-së, Martti Ahtisaari  (që ishte ish-Presidenti i Finlandës, një shtet i BE-së), një Emisar Special i BE-së pranë tij, Stefan Lehne  (që vinte nga Austria, tjetër shtet i BE-së), dhe më më fund, një Përfaqësues tjetër i Veçantë, Wolfgang Ischinger  (që ishte nga Gjermania, shtet i fuqishëm në BE), kishin propozuar që Kosova duhet të bëhet shtet i pavarur, me një mbikëqyrje fillestare ndërkombëtare  (këto Propozime për statusin e Kosovës u bënë gjatë vitit 2007-të)”.

”Ky pozicion për më shumë, dëshmon që nganjëherë numri pesë është shumë më i fuqishëm se numri njëzetedy: Dihet që pesë shtete të BE-së që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës  (Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro), pamundësuan një politike të përbashkët të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse njëzetedy shtetet e tjera anëtare të BE-së, patën njohur shtetin e Kosovës, që të gjitha në vitin e parë të ekzistencës së shtetit të Kosovës, në vitin 2008, më konkretisht, në harkun kohor shkurt-tetor të këtij viti”.

”Për këtë shkak zatën u shpik ky koncepti i ‘Neutralitetit ndaj statusit të Kosovës’, me qëllim të ruajtjes së unitetit në BE, por gjithsesi në dëm real politik të Kosovës, dhe në përfitim shumë real të Serbisë”, shprehet ai, njofton Klan Kosova.

” ‘Neutralitetit ndaj statusit të Kosovës’ nuk është aspak neutral, si i tillë, që prej 17 shkurtit të vitit 2008”.

”Asnjanësia ndaj statusit ka domethënien e mirëfilltë që statusi i Kosovës ende nuk dihet, nuk është punë e kryer., është temë për debat dhe për bisedime (madje edhe negociata), gjë që është qëndrim i njohur i Serbisë dhe i Rusisë”.

Të ngjashme
Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Messi feston 39-vjetorin në formë të jashtëzakonshme

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Haradinaj: Pa marrëveshje opozitare, Kosova do të vazhdojë të jetojë në “epokën Kurti”

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Kryesimi irlandez me BE’në kthen në fokus zgjerimin, Mali i Zi mund t’i përmbyllë bisedimet, Kosova jashtë agjendës

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Irlanda vazhdon pjesëmarrjen në KFOR

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Bisedimet teknike SHBA-Iran do të rifillojnë javën e ardhshme, thotë Ministria e Jashtme e Pakistanit

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij