Jep dorëheqje gjenerali që ishte ushtari i fundit amerikan i larguar nga Afganistani

Komandanti i forcave të Ushtrisë në Evropë dhe Afrikë — i cili ishte i famshëm si ushtari i fundit amerikan që u largua nga Afganistani në vitin 2021 — po largohet papritur nga posti i tij pas vetëm 18 muajsh në detyrë, konfirmoi Ushtria të martën.

Christopher Donahue, gjeneral komandues i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë dhe komandant i Komandës Tokësore Aleate të NATO-s, do të jap dorëheqje nga komanda e tij më 2 korrik, sipas një deklarate të Ushtrisë të dhënë për Associated Press, transmeton Periskopi.

Donahue është njëri nga më shumë se dhjetë zyrtarët e lartë që janë pensionuar ose janë larguar para kohe nga detyra nën drejtimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth. Ky i fundit ka promovuar politikën e reduktimit të numrit të gjeneralëve në ushtri me moton “më pak gjeneralë, më shumë ushtarë”.

Zëvendësuesi i Donahue, gjeneralmajor Christopher Norrie, do të kryejë detyrat e tij ndërkohë, shtoi deklarata.

I diplomuar në West Point dhe komandant karriere i operacioneve speciale, Donahue komandoi njësitë e Delta Force në Irak dhe Afganistan përpara se të drejtonte divizionin e 82-të Ajror nga korriku 2020 deri në mars 2022.

Më 30 gusht 2021, Donahue u bë ushtari i fundit amerikan që u largua nga vendi pas gati 20 vitesh lufte të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Të ngjashme
Kurti përmend zgjedhjen e Presidentit pas konstituimit të Kuvendit e formimit të qeverisë – çka tha Kushtetuesja?

Trump me rol kryesor në finalen e Botërorit

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e djeshëm në Vranidoll të Prishtinës, varroset sot

Dritan Goxhaj bënte thirrje për vrasje të politikanëve: Rrotacioni politik në Shqipëri mund të bëhet edhe me plumb (VIDEO)

Aksionet e Rheinmetall: Çfarë po ndodh këtu?

Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Kryeministri i shqiptarëve, më i zëshmi për luftën e UÇK-së

Aksidenti fatal në Lezhë: Ky është kosovari 54-vjeçar që humbi jetën – të lënduar djali e motra e tij

Vdekja e kadetit policor në aksident, Apeli ua vërteton dënimin dy të akuzuarve

Gazetari spanjoll plason “bombën”, Alvarez te Real Madridi

Qeveria në detyrë ndan edhe 3 milionë për diasporën

Balla takohet në Tiranë me Endrit Thaçin: Sot një muaj ta kemi edhe presidentin mes nesh

Zhvillimet në LDK e shqetësojnë edhe Dejona Mihalin, thotë se është plan i Ramës, Lushtakut e Ismailit

0:000:00