Vetura me targa serbe aksidentohet me emigrantë në Hungari, shtatë të vdekur

Shtatë persona vdiqën dhe katër të tjerë u lënduan, kur një veturë me targa serbe që po bartte emigrantë u përplas në një shtëpi në Hungari në orët e vona të së hënës, pasi vozitësi refuzoi t’i ndalej policisë për kontrollim, tha policia hungareze. Vozitësi pa se policia ishte duke kontrolluar vetura në fshatin Morahalom, […]

Vozitësi pa se policia ishte duke kontrolluar vetura në fshatin Morahalom, afër kufirit me Serbinë, dhe u përpoq që t’i shmangte policët duke e rritur shpejtësinë e lëvizjes, i tha policia të martën agjencisë së lajmeve, MTI.

Vetura me të cilën po transportoheshin dhjetë emigrantë ishte nisur drejt qytezës Szeged, pastaj u përplas në një shtëpi dhe u rrokullis, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Policia tha se vozitësi, që ka pësuar lëndime, është ndaluar dhe se ndaj tij do të nisin procedura për trafikim të njerëzve dhe shkaktim të aksidentit fatal masiv.

Aksidenti ndodhi afër kufirit të anëtares së BE-së, Hungarisë, me Serbinë, që nuk është pjesë e bllokut. Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban ndërtoi një rrethojë më 2015, në kulmin e krizës me emigrantë, kur qindra mijëra njerëz e kishin kaluar kufirin në përpjekje për të shkuar në Evropën Perëndimore.

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze