Bedri Hamza për planet ekonomike të PDK-së: Fokusi do të jetë në sektorin privat

Bedri Hamza për planet ekonomike të PDK-së: Fokusi do të jetë në sektorin privat

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Bedri Hamza, ka folur rreth ndryshimeve ekonomike që parasheh PDK-ja nëse arrin të jetë në krye të Qeverisë. Ai ka thënë se në programin e PDK-së, fokusi është i vendosur te sektori privat. “Fokusi është i vendosur te sektori privat, pasi që sektori […]

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Bedri Hamza, ka folur rreth ndryshimeve ekonomike që parasheh PDK-ja nëse arrin të jetë në krye të Qeverisë.

Ai ka thënë se në programin e PDK-së, fokusi është i vendosur te sektori privat.

“Fokusi është i vendosur te sektori privat, pasi që sektori privat është punëdhënësi më i madh në vend. Perspektiva e zhvillimit ekonomik të këtij vendi është në sektorin privat, pasi që sektori publik e ka arritur objektivin dhe vetëm në rast të hapjes të ndonjë institucioni ose largimit të punëtorëve aktual, mund të lirohet ndonjë vend pune”, ka thënë Hamza në një debat, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se PDK-ja parasheh 500 milionë euro fond për bizneset, ndërsa ka përmendur edhe disa nga pikat e programit të ndryshimeve ekonomike.

“Reforma e TVSH-së është një prej reformave më të mëdha dhe ka rrezikun e vet, ku bizneset aktualisht paguajnë TVSH për produkte që ende nuk i kanë shitur, pra ja ofrojnë pagesën shtetit për një produkt që nuk është shitur ende, e ndoshta ato produkte ju mbesin në stok për më shumë se një vit. Pastaj, eliminimi i pagesës së Doganës në lëndën e parë e cila është e liruar nga TVSH, por jo nga pagesa e Doganës, të cilën bizneset e dijnë sa e rëndë është. Gjithashtu duhet të bëhet edhe peshimi i kredisë mbi hipotekë, ku bizneset aktualisht po e them me shembull shkojnë të realizojnë një kredi prej 150 mijë euro, e duhet të lënë hipotekë ndonjë shtëpi me vlerë 300 mijë euro”, ka thënë Hamza.

Ai ka deklaruar se do të merren edhe me mbrojtjen e të punsuarve në sektorin privat, pasi që përveç pagave minimale, ata mund të largohen nga sektori privat edhe për arsye sigurie. /Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze