Dyshohet se e vrau një person, djali i Shaban Sylës vetëdorëzohet në polici

Djali i Shaban Sylës, Leutrimi, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme si i dyshuari për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi u bë i ditur për Express nga ana e Policisë së Kosovës. “Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor […]
Djali i Shaban Sylës, Leutrimi, është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme si i dyshuari për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi u bë i ditur për Express nga ana e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftim.












