Kelani i PK’së: Nuk ka asnjë polic të infektuar me koronavirus

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë që nuk ka asnjë polic të infekutar me koronavirus. Kelani në një lidhje direkte në Klan Kosova ka theksuar se policët të cilët kanë qëndruar në kufi është rekomanduar që të vetizolohen. Ndërkohë, të prekur nga pandemia deri më tash nuk ka as ushtar të FSK-së. […]
Kelani në një lidhje direkte në Klan Kosova ka theksuar se policët të cilët kanë qëndruar në kufi është rekomanduar që të vetizolohen.
Ndërkohë, të prekur nga pandemia deri më tash nuk ka as ushtar të FSK-së.
Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për mobilizimin e ushtrisë në rast se kërkohet nevoja për t’u përballur me koronavirusin.
Ai ka thënë se ushtria e Kosovës është e gatshme të përballojë një situatë të jashtëzakonshme nëse ajo shpallet nga ana e presidentit të Kosovës.
Rama ka treguar në Frontal se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19, por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.
“Nuk kemi asnjë rast deri tash te pjesëtarët tanë. Dua ta njoftoj opinionin publik se rasti i fundit në Podujevë, vëllai i atij të infektuarit është pjesëtar i FSK-së. Është në karantinë në shtëpinë e tij. Nuk ka një sinjal ose ndonjë nevojë për tretman të veçantë. Jemi në kontak por nuk ka ndonjë shqetësim nga ai dhe shpresojmë të mos ketë”, ka thënë Rama.












