Haradinaj letër të hapur Kurtit: Mos e hjek taksën Albin, mos u tërhiq për disa poenë të përkohshëm

Haradinaj letër të hapur Kurtit: Mos e hjek taksën Albin, mos u tërhiq për disa poenë të përkohshëm

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit aktual Albin Kurtit, përmes të cilës i lutet që të mos e heqë taksën 100 përqind ndaj Serbisë. Haradinaj duke iu drejtuar Kurtit ka thënë se pavarësisht dallimeve politike, të dy kanë sakrifikuar për vendin dhe se për hir të kësaj sakrifice […]

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit aktual Albin Kurtit, përmes të cilës i lutet që të mos e heqë taksën 100 përqind ndaj Serbisë.

Haradinaj duke iu drejtuar Kurtit ka thënë se pavarësisht dallimeve politike, të dy kanë sakrifikuar për vendin dhe se për hir të kësaj sakrifice duhet që të mos hiqet taksa.

“Nëse nuk jemi të zotët e vetes, nuk na do as miku’, ka shkruar Haradinaj në letrën drejtuar Kurtit, përcjell Periskopi.

Ish kryeministri ka thënë se në këtë fazë, Kosova nuk mund të ketë reciprocitet me Serbinë, pa njohje.

Letra e plotë

Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurtit

I dashur Albin,

Para pak ditësh të telefonova për të uruar postin e Kryeministrit. Sot po të shkruaj për diçka tjetër. Bashkë me popullin e Kosovës, ti ke sakrifikuar shumë. Ke rënë në burgje e sfida por ke qëndruar stoikisht në atë që beson. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur.

Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë.

Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”.

Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poena të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të don e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na don as miku.

Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota.

Albin, ne të dy kemi kaluar nëpër rrugë të vështira. Ne garojmë dhe do të vazhdojmë garën politike. Nuk kemi arritur deri këtu ku jemi si Kosovë me taktizime të përkohshme, por me sakrificë e qëndrueshmëri. Ne kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke e jo të jesh për një “reciprocitet” pa njohje.

 

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze