Ngjarje e rëndë: Një i ri theret me thikë në qafë në autobusin e linjes 7A

Një person i moshës rreth 20 vjeç është therur para pak çastesh me thikë në qafë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjes 7A rreth, orës 17:00, prapa ndërtesës së komunës së vjetër, (te Plepat) në Prishtinë. Dëshimtarët që ishin në këtë autobus, i kanë thënë RTKLive se viktima ishte ulur […]
Ngjarja ka ndodhur në autobusin e linjes 7A rreth, orës 17:00, prapa ndërtesës së komunës së vjetër, (te Plepat) në Prishtinë.
Dëshimtarët që ishin në këtë autobus, i kanë thënë RTKLive se viktima ishte ulur në pjesën e përparme të autobusit, ndërsa me t’u hapur dyert e autobusit në stacion, dy persona që ishin ulur në fund të autobusit janë nisur në drejtim të viktimës dhe njëri nga ta e ka goditur me thikë në qafë dhe kanë zbritur nga autobusi duke ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi është dërguar në QKUK.
Nuk dihen motivet e këtij sulmi të tmerrshëm.
















