Trump mund të jetë pacienti i vetëm në botë që mori këto tri ilaçe

Trump mund të jetë pacienti i vetëm në botë që mori këto tri ilaçe

Nëse infektoheni me Covid-19, mos prisni të merrni të njëjtin trajtim si presidenti Donald Trump. Mund të jetë deri diku e natyrshme që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të merrte vëmendje të shtuar dhe kujdesin më të mirë të mundshëm. Por disa nga trajtimet që ai po merr as që janë në dispozicion për […]

Mund të jetë deri diku e natyrshme që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të merrte vëmendje të shtuar dhe kujdesin më të mirë të mundshëm. Por disa nga trajtimet që ai po merr as që janë në dispozicion për publikun e gjerë.

Ky është fakti që Trump mund të ketë anashkaluar kur ai u tha miliona ndjekësve “Mos kini frikë nga Covid!”.

“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, shkroi ai në Twitter të hënën – duke mos përmendur faktin që amerikanët e tjerë me Covid-19 nuk kanë qasje në ilaçet dhe trajtimet që ai mori.

Para se të shtrohej në spital të premten, Trump mori terapinë eksperimentale të antitrupave të Regeneron, e cila mund të zvogëlojë nivelet e koronavirusit dhe ka treguar rezultate premtuese në një testime që përfshiu 275 pacientë.

Por trajtimi ende nuk ka marrë autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Kompania bioteknike, Regeneron, tha se siguroi ilaçin, pasi mori një kërkesë përdorimi nga mjekët e Trump. Për shumicën e njerëzve, “marrja e aksesit në ilaçe të pa aprovuara ende përmes një kërkese mund të jetë një proces i gjatë dhe sfidues”, tha Klinika Mayo, duke renditur një seri kërkesash që shumica e pacientëve do të duhet të plotësonin.

Por Trump mori terapinë të premten, vetëm një ditë pasi ai doli pozitiv për Covid-19.

“Sigurisht, ky është Presidenti i Amerikës. Ai do të marrë gjithçka që ekziston, pavarësisht nëse është medikament apo trajtim i autorizuar për përdorim urgjent ose jo” tha, epidemiologu, dr. Seema Yasmin tha.

“Por ka (pothuajse) 210,000 Amerikanë që kanë vdekur gjatë muajve të fundit sepse reagimi pandemik ka qenë i rëndë. Dhe ata sigurisht nuk morën qasje në këtë lloj trajtimi.”
Ky nuk është avantazhi i vetëm që Trump ka pasur me qindra-mijëra amerikanë të tjerë që janë shtruar në spital me koronavirus.

Trump mund të jetë ‘pacienti i vetëm në botë” që merr këto tri ilaçe. Përveç terapisë me antitrupa eksperimentale, Trump gjithashtu iu dha remdesivir dhe dexamethasone.

“Presidenti mund të jetë pacienti i vetëm në planet që ka marrë ndonjëherë këtë kombinim të veçantë të ilaçeve”, tha dr. Jonathan Reiner, profesor i mjekësisë në universitetin “George Washington”.

Remdesivir nuk ka marrë miratimin e FDA për trajtimin e Covid-19, por ka marrë një autorizim të përdorimit emergjent nga agjencia.

Trump, gjithashtu, ka marrë dexamethasone, një kortikosteroid i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht që mund të zvogëlojë inflamacionin. Por gjithashtu shtyp sistemin imunitar, kështu që nuk rekomandohet për pacientët Covid-19, nëse situata nuk është e rëndë.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ndërsa shumë amerikanë kanë luftuar për t’u testuar për Covid-19, Trump është “njeriu më i testuar në Amerikë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany.

“Ai është testuar më shumë se kushdo, shumë herë në ditë”, tha McEnany në korrik. (Më vonë po atë ditë, Trump kundërshtoi sekretaren e tij të shtypit, duke thënë, “Unë bëj, ndoshta mesatarisht, një test çdo dy ditë, tre ditë.)/A2CNN

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze