Ish-deputetja e PSD-së: Zvogëlimi i shpejtë i numrit të ministrive, veprim populist dhe me pasoja

Ish-deputetja e PSD-së: Zvogëlimi i shpejtë i numrit të ministrive, veprim populist dhe me pasoja

Ish -deputetja e PSD-së Shqipe Pantina, ka folur për pasojat e mundshme që do të ketë vendi në rast të zvogëlimit të numrit të ministrive. Sipas Pantinës, numri i ministrive duhet të zvogëlohet por jo në mënyrën siç është nisur, pasiqë sipas saj, kjo vetëm sa do të shkaktonte kaos në shërbimin civil. “Nuk ka […]

Ish -deputetja e PSD-së Shqipe Pantina, ka folur për pasojat e mundshme që do të ketë vendi në rast të zvogëlimit të numrit të ministrive.

Sipas Pantinës, numri i ministrive duhet të zvogëlohet por jo në mënyrën siç është nisur, pasiqë sipas saj, kjo vetëm sa do të shkaktonte kaos në shërbimin civil.

“Nuk ka dyshim se Qeveria e kaluar ka qenë tepër e madhe sa I përket ministrive, ministrave e në veçanti zëvendës ministrave. Por zvogëlimi I numrit të ministrive në ,mënyrën qysh është prezantuar në publik deri më tani nga dy partitë që po negociojnë ta formojnë atë nuk është reformë e mirëfilltë dhe nuk garanton as ulje të shpenzimeve e as rritje të efikasitetit të saj.  Për me tepërm  do të shkaktoj një kaos  veçanërisht në shërbimin civil. Bashkimi i dy a më shumë ministrive ne një, mund të i zvogëloj qysh në fillim  vetëm disa pozita politike ( ministrin, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë) por jo edhe pozitat e shërbyesve civilë të cilët në thelb e përbëjnë një ministri”, ka shkruar Pantina në Facebook.

Ajo thotë se mënyra e shpejtë e zvogëlimit të ministrive nuk e rritë efikasitetin e as nuk ulë shpenzimet e buxhetit, por është vetëm veprim popullist me shumë pasoja.

“Ndërsa zvogëlimi i ministrive duhet të bëhet në mënyre graduale. Fillimisht është dashur të shuhen 3 ministri të cilat janë krejtësisht të panevojshme, pra nga 21 numri i ministrive të bie në 18. Ndërsa deri në  dy vitet e ardhshme të shuhen dhe 3 ministri tjera dhe numri të bie në 15. Para se të shuhen ministritë duhet të risistemohet stafi”, ka theksuar Pantina.

Postimi i plotë i Shqipe Pantinës në Facebook

Numri i ministrive duhet të zvogëlohet patjetër, por mënyra e nisur është tërësisht e gabuar.

Kjo mënyrë e zvogëlimit të ministrive as nuk e rritë efikasitetin e as nuk e ulë shpenzimet e buxhetit, është vetëm veprim populist me shumë pasoja.

Nuk ka dyshim se Qeveria e kaluar ka qenë tepër e madhe sa I përket ministrive, ministrave e në veçanti zëvendës ministrave. Por zvogëlimi I numrit të ministrive në ,mënyrën qysh është prezantuar në publik deri më tani nga dy partitë që po negociojnë ta formojnë atë nuk është reformë e mirëfilltë dhe nuk garanton as ulje të shpenzimeve e as rritje të efikasitetit të saj.  Për me tepërm  do të shkaktoj një kaos  veçanërisht në shërbimin civil. Bashkimi i dy a më shumë ministrive ne një, mund të i zvogëloj qysh në fillim  vetëm disa pozita politike ( ministrin, zëvendësministrat dhe këshilltarët politikë) por jo edhe pozitat e shërbyesve civilë të cilët në thelb e përbëjnë një ministri. Një numër shumë i madh i drejtorive e divizioneve  në kuadër të ministrive duhet të shuhen , e një numër tjetër të riorganizohet. E kjo do të marrë kohë dhe padyshim do të shkaktoj shumë pakënaqësi  tek shërbyesit civilë të cilët kanë kontrata të rregullta pune, dhe askush nuk mund të i hedhë në rrugë.  Shto këtu faktin se Këshillit i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil  aktualisht nuk është funksional, dhe nuk mund t’i shqyrtoj ankesat e mundshme, rruga e vetme që ju ngelet  shërbyesve civil  janë grevat dhe protestat të ilat mund të shoqërojnë qeverinë qysh ne ditën e parë të saj.

A është e mundur të bëhet reforma në administratë publike dhe të zvogëlohet qeveria? Natyrisht se po. Por kjo duhet të behet nga ata që njëmend e kanë synim ndërtimin e një administratë profesionale dhe një qeveria funksionale e jo  vetëm përfitimi politikë.

E para: zëvendëskryeministri ( ose nëse janë dy zëvendëskryeministra) duhet po ashtu të jetë përgjegjës edhe për një ministri, pra nuk ka nevojë për zëvendëskryeministra pa portofol.

Secila ministri të ketë ministrin/ministren dhe vetëm  NJË zëvendësministër/e.

Secila ministri ( pra edhe ministri edhe zëvendësi i saj/tij) nuk ka nevojë për më shumë se 3 këshilltarë.

Ndërsa zvogëlimi i ministrive duhet të bëhet në mënyre graduale. Fillimisht është dashur të shuhen 3 ministri të cilat janë krejtësisht të panevojshme, pra nga 21 numri i ministrive të bie në 18. Ndërsa deri në  dy vitet e ardhshme të shuhen dhe 3 ministri tjera dhe numri të bie në 15. Para se të shuhen ministritë duhet të risistemohet stafi civil nëpër pozita të njëjta me ato që i kanë mbajtur sepse këtë e kanë të garantuar me ligj.

Në të njëjtën kohë ( bile edhe me herët) duhet të mbyllen apo të shkrihen në dikastere ministrore një numër i madh i agjencive të pavarura të cilat janë të panevojshme dhe barrë e buxhetit për një kohë tepër të gjatë.

Për ta bërë këtë duhet një plan i hartuar nga njerëz me dije e përvoje, por mbi të gjitha duhet vullnet dhe synim i sinqertë, gjë të cilën ende nuk e kemi parë tek fituesit e zgjedhjeve.

 

Të ngjashme
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt spitalit autori i vrasjes së policit në Maliq

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Aro Muric largohet nga grumbullimi, ftohet Gjokaj

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-së

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

Costa nga Serbia: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është thelbësore për rrugën përpara

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

KGS dhe CEO Shpk formalizojnë partneritet strategjik për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Legjenda e Gjermanisë dhe kryetari i New Yorkut mirëpresin trofeun ikonik të Kupës së Botës

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

Ilaçet për humbje peshe mund të ulin rrezikun nga kanceri i gjirit deri në 30 për qind

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

SHBA kërkon që Evropa dhe Kanadaja të forcojnë forcat ajrore e detare të NATO-s, ndërsa Uashingtoni tërhiqet

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

E dhimbshme: Ky është polici që u vra në krye të detyrës në Shqipëri

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Haradinaj në mbështetje të protestës së studentëve në Prishtinë: Kundër çdo cenimi të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Elmi Reçica takon fermerët në Komogllavë dhe Dardani: Bujqësia partner i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze

Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtari i FSK-së nderohet me dy çmime prestigjioze